Të gjitha rastet kur duhet mbajtur maska dhe kur lejohet të mos e përdorni

Të gjitha rastet kur duhet mbajtur maska dhe kur lejohet të mos e përdorni

maska

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzuesin me rregullat e reja për përdorimin e maskës, rastet kur ajo duhet mbajtur dhe rastet që bëjnë përjashtim nga ky rregull, por me disa kushte.

Udhëzuesi me rregullat e përdorimit të maskës dhe rastet kur ajo duhet të mbahet në ambientet jashtë shtëpisë:

  • Sa herë dilni nga shtëpia;
  • Çdo individ mbi moshën 11 vjeç;
  • Gjatë të gjithë ditës, gjatë gjithë veprimtarisë jashtë banesës;
  • Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar;
  • Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit;
  • Edhe gjatë ecjes në rrugë;
  • Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh;
  • Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj;
  • Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë;
  • Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante;
  • Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtarë të familjes;
  • Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19;
  • Në të gjitha institucionet fetare;
  • Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shakatarët e tjerë infektivë respiratorë;
  • Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.

Vendosja e barrierës mbrojtëse (maskës) nuk mund të jetë e mundur në çdo situatë. Prandaj, ka disa raste kur ju lejohet të hiqni atë apo të modifikoni përdorimin e saj:

  • Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj.
  • Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve, por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.
  • Gjatë procesit të punimeve dentare, por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.
  • Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare
  • Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (transparente).
  • Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli
  • Nga punëtorët që punojnë në ambiente të jashtme, gjatë procesit të punës, kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.
  • Nga të ftuarit në emisionet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

Udhëzuesi i miratuar përcakton qartë rastet përjashtimore të përdorimit të barrierës mbrojtëse (maskës):

  • Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
  • Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës.
  • Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.
  • Nga persona, të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.
  • Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të
  • Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqen ose në det.
  • Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.

3 mijë lekë do të jetë gjoba për ata qytetarë që nuk mbajnë maska në ambientet publike, të mbyllura apo të hapura, duke nisur nga 15 tetori. Në rast të përsëritjes së shkeljes, gjoba do të rritet në 5 mijë lekë.

Njoftimi u bë të mërkurën nga Albana Fico, drejtuesja e Insitutcionit të Shëndetit Publik.

Ajo deklaroi se monitorimi i qytetarëve do të bëhet nga policia dhe se gjoba do të faturohet në faturën e dritave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0