Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se në buxhetin e vitit të ardhshëm po parashikohet rritje pagash dhe pensionesh.
Drafti, i cili ende po përgatitet, parashikon sipas Ramës, “rritje pagash në arsim, shëndetësi dhe ushtri. Në 2019-ën do të ketë edhe rritje të pensioneve”. Kryeministri nuk bëri të ditur sa do të jetë niveli i rritjes së pagave. Siç kishte lajmëruar një ditë më parë në Twitter, Rama tha se, “reformat po na krijojnë mundësi për rritje pagash dhe shpërblime”.
Buxheti i vitit të ardhshëm pritet të diskutohet me grupet e interesit para se të shkojë në parlament.
Ndërkohë, këtë muaj ka pasur ndryshime në buxhetin e vitit 2018. Këto ndryshime, parashikojnë shpërblime për pensionistët e shtresat në nevojë në fund të vitit, si dhe ndryshim të taksave për madhësi e sektorë të ndryshëm biznesi.
Lexo: Ndryshon Buxheti 2018. Ministria e Financave: miratohet bonus për pensionistët