20 gjërat që shumica e njerëzve mësojnë shumë vonë në jetë - Business Magazine Albania

20 gjërat që shumica e njerëzve mësojnë shumë vonë në jetë

20 gjërat që shumica e njerëzve mësojnë shumë vonë në jetë

Jeta është një udhëtim me kthesa, maja dhe lugina, male për t’u ngjitur dhe oqeane për të eksploruar. Kohë të mira dhe kohë negative. Kohë të lumtura dhe kohë të trishtuara. Por, gjithmonë, jeta është në lëvizje.

Pavarësisht se ku jeni në udhëtim, në një farë mënyre, ju po vazhdoni dhe kjo është ajo që e bën atë kaq madhështore. Ju jeni në rrjedhë të përsosur, duke shkruar librin më të rëndësishëm të gjithë karrierës tuaj. Sidoqoftë, ato që askush nuk ju thotë kurrë, kur jeni një fëmijë, janë gjërat e vogla që vijnë së bashku me “rritjen”.

1.Shumica e njerëzve kanë frikë të përdorin imagjinatën e tyre.

Janë shkëputur me fëmijën e tyre të brendshëm.  Nuk ndiejnë se janë “krijues”. I pëlqejnë gjërat “ashtu si janë”.

2.Endrra juaj nuk ka shumë rëndësi për askënd 

Disa njerëz mund të interesohen. Disa mund t’ju mbështesin në kërkimin tuaj. Por në fund të ditës, askush nuk kujdeset ose nuk do të kujdeset kurrë për ëndrrën tënde aq shumë sa ti.

3.Miqtë janë pjesë e jetës tuaj.

Shumica e miqve qëndrojnë përkohësisht – zakonisht duke iu referuar interesit tuaj aktual. Por, kur shkoni përpara, ose përparësitë tuaja ndryshojnë, po kështu bëjnë edhe shumica e miqve tuaj.

4.Potenciali juaj rritet me moshën.

Ndërsa njerëzit plaken, priremi të mendojmë se mund të bëjnë gjithnjë e më pak. Në realitet, ata duhet të jenë në gjendje të bëjnë gjithnjë e më shumë, sepse kanë pasur kohë të marrin më shumë njohuri. Të jesh i shkëlqyer në diçka është fantastike. Ju nuk keni lindur në atë mënyrë, por mund të bëheni.

5. Spontaniteti është motra e krijimtarisë.

Nëse gjithçka që bëni është të ndiqni të njëjtën rutinë të saktë çdo ditë, kurrë nuk do ta lini veten të hapur për momentet e zbulimit të papritur. A ju kujtohet sa spontan keni qenë si fëmijë? Çdo gjë mund të ndodhë, në çdo moment!

6. Ju harroni vlerën e prekjes.

Kur ishte hera e fundit që keni luajtur në shi? Kur ishte hera e fundit që u ulët në një trotuar dhe shikonit nga afër çarjet, shkëmbinjtë, papastërtitë, barin e keq që rritet midis betonit dhe barit aty pranë. Bëje përsëri. Do të ndiheni kaq të lidhur me gjallërinë e jetës.

7. Shumica e njerëzve nuk bëjnë atë që duan.

E vërtet! “Masat” nuk ju mundësojnë të bëni jetën që keni ëndërruar të bëni. Arsyeja është: nuk luftoni mjaftueshëm. Nuk e bënë të ndodhë për veten tuaj. Dhe sa më shumë plakesh, sa më shumë të shikosh përreth, aq më lehtë bëhet të besosh se do të përfundosh njësoj. Mos bini në kurth.

8. Shumë pushojnë së lexuari pas universiteti

Pyesni këdo për librin e fundit më të mirë që ka lexuar. Vëmë bast që shumica e tyre përgjigjen: “Uau, unë nuk kam lexuar  libër prej një kohe të gjatë”.

9. Njerëzit flasin më shumë sesa dëgjojnë

Nuk ka asgjë më qesharake sesa të dëgjoj dy njerëz që flasin “me” njëri-tjetrin. Asnjëri nuk dëgjon, por pret që personi tjetër të ndalojë së foluri në mënyrë që ai të fillojnë përsëri.

10.Kreativiteti vjen me praktikë

Eshtë qesharake sa e vlerësojmë krijimtarinë si shoqëri. Megjithatë, duket se bëjmë sa më shumë që të mundemi për të ndaluar dhe kontrolluar shprehjen krijuese nëse nuk është fitimprurëse.

Nëse doni ta mbani muskulin tuaj krijues aktiv, duhet ta praktikoni vetë.

20 gjërat që shumica e njerëzve mësojnë shumë vonë në jetë

Lexo:23 thënie të Martin Luther King që inspirojnë sipërmarrësit

11 “Suksesi” është një term relativ

Si fëmijë, jemi mësuar të “arrijmë suksesin”. Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë? Suksesi për një person mund të nënkuptojë të kundërtën për dikë tjetër. Përcaktoni suksesin tuaj.

12.Ju nuk mund të ndryshoni prindërit tuaj

Një e vërtetë e trishtueshme dhe e vështirë për t’u përballur ndërsa plakeni: Ju nuk mund të ndryshoni prindërit tuaj. Ata janë ata që janë. Nëse e miratojnë ose jo atë që bëni, nuk ka rëndësi. Duaji ata që të sollën në këtë botë.

13.I vetmi person me të cilin duhet të përballeni në mëngjes është vetvetja.

Kur je më i ri, të duket sikur duhet të kënaqësh të gjithë botën. Mos e bëni. Veproni për t’u ndier të lumtur dhe krijoni jetën që dëshironi të jetoni për veten tuaj. Do të shihni dikë që e doni vërtet, duke ju kthyer çdo mëngjes nëse mund ta bëni këtë.

14.Asgjë nuk ndjehet aq mirë sa diçka që bën me zemër

Asnjë shumë parash, ose arritje ose vërtetim i jashtëm nuk do të zërë kurrë vendin e asaj që bëni nga dashuria e pastër. Ndiqni zemrën tuaj dhe pjesa tjetër do të pasojë.

15.Potenciali juaj është i lidhur drejtpërdrejt me sa mirë e njihni veten

Ata që e njohin vetveten dhe i maksimizojnë pikat e tyre të forta janë ata që shkojnë atje ku duan të shkojnë. Ata që nuk e njohin veten e tyre dhe shmangin punën e vështirë të të parit të vetes nga brenda, e jetojnë jetën si vjen. Nuk kanë aftësinë për të krijuar të ardhmen për veten e tyre.

16.Disa persona do të kthehen gjithnjë

Ai fëmijë që ju ngacmonte do të vijë duke kërkuar punë. Vajza që nuk donte të dilte me ty do të të telefonojë sapo të shohë se si po ecën në karrierë. Gjithmonë ndodh kështu. Thjesht përqendrohuni tek ju, qëndroni besnikë për atë që besoni dhe të gjithë dyshuesit përfundimisht do të vijnë duke kërkuar ndihmë.

17.Ju jeni një reflektim i 5 personave me të cilët kaloni më shumë kohë

Askush nuk krijon vetveten pa pritur. Ne të gjithë jemi imazhe pasqyre, të skalitura përmes reflektimeve që shohim tek njerëzit e tjerë. Kjo nuk është një lojë që luani vetë. Punoni që të rrethoheni nga ata që dëshironi të jeni dhe me kalimin e kohës edhe ju do të mbani në vete gjërat që admironi.

18. Besimet janë relative me ato që ndjek ti

Kudo që të jeni në jetë bashkë me atë që është përreth jush dhe aspiratat tuaja aktuale, formojnë besimet tuaja. Megjithatë, askush nuk tregon se “besimet” nuk janë “të rregulluara”. Nuk ka asnjë “të drejtë” dhe “të gabuar”. E gjitha është relative. Gjeni atë që ju përshtatet.

19. Çdo gjë mund të jetë një ves

Jini të kujdesshëm. Përsëri, nuk ka “të drejtë” dhe “të gabuar” ndërsa plakeni. Një mekanizëm përballimi i një situate mund të jetë një mënyrë për t’u çlodhur nga një e djelë në tjetrën. Thjesht qëndroni të vetëdijshëm për zakonet tuaja dhe si e kaloni kohën tuaj. Cilat zakone fillojnë të rriten në frekuencë –  pyesni se nga vijnë? Nga ju? Dhe pse ndiheni të detyruar t’i përsërisni ato?

20.Qëllimi juaj është të jeni JU

Cili është kuptimi i jetës? Të jesh ti, gjithmonë, në gjithçka që bën – çfarëdo që do të thotë kjo për ty. Ju jeni krijuesi juaj. Ju jeni kryevepra juaj në zhvillim. Të rritesh është kuptimi që je edhe skulptura, edhe skulptori, piktori dhe portreti.

MEDIUM

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0