Receta sipërmarrëse “Altuntas”: “Ju duhet të shikoni atë që të tjerët se shohin” - Business Magazine Albania

Receta sipërmarrëse “Altuntas”: “Ju duhet të shikoni atë që të tjerët se shohin”


Rudina HOXHA

TIRANA – Për një nga sipërmarrësit në listën e më të spikaturvë në botë, 44 vjeçarin turk, Baybars Altuntas, i cili u ftua këtë javë në Shqipëri nga Startup Grind Tirana, topi ju vjen në këmbë të gjithë njerëzve por ai që e kthen atë në gol, është ai që kthehet automatikisht në një sipërmarrës premtues.

E pra, sipas Altuntas, gjithshka fillon tek sytë.  Një palë sy të fuqishëm, që pikasin mundësinë si një skifter në çdo distancë, kanë fuqinë ta projektojnë mendjen në atë mënyrë që të realizojnë një sipërmarrje të zgjuar.

“Nëse kini sy të fuqishëm, keni gjithçka,” tha Altuntas për shumë nga sipërmarrësit e rinj shqipëtarë të pranishëm.

Altuntas e ilustroi këtë recetë me një moment nga jeta e tij.  “Në një faqe gazete, ishte një lajm mbi krijimin e Shoqatës Gjermane të Franchising. Kjo faqe mund të jetë parë nga shumë vetë. Por unë e skanova faqen dhe më frymëzoi për krijimin e franchising në Turqi. Shumë e shikuan këtë faqe por unë e pashë atë si duhet,” nënvizoi sipërmarrësi.

Një recetë  e tillë tingëlloi kaq “Altuntas” për audiencën e përzgjedhur sa edhe inicialet e emrit të të tij (B.A.) të qëndisura mbi këmishë. Dhe prova e suksesit të  një teorie të tillë është vetë ky sipërmarrës.

Altuntas e nisi rrugëtimin e tij në 1992 kur ishte ende në universitet. Ai investoi 400 dollarë për themelimin e Deulcom International, instituti i parë privat i trajnimit profesional në Turqi. Vetëm nëntë muaj më vonë, instituti rritet me tre degë të reja dhe plot 4000 vete u diplomohen nga këto kurse. Me paratë e fituara, Altuntas blen një BMW që më vonë e frymëzon për të shkruar librin “Zbrita nga autobuzi. I hipa BMW”. Sot, ai është President i Deulcom Executive Committee.

Por çfarë propozon ai  për tu ndjekur nga sipërmarrësit e rinj shqipëtarë dhe jo vetëm?

* Shfrytëzoni Internetin – aty gjeni ide nga më të ndryshmet për të nisur një sipërmarrje. Nëse 20 vite më parë nuk ishte e lehtë të kishe një ide, tani mjafton të hysh ne Google.

* Modeli i biznesit më tepër se plani i biznesit është themeli i udhëtimit tuaj. Udhëtimi i sipërmarrjes nuk është disa qindra kilometra. Ai nuk është një sprint por një maratonë. Dhe gjithshka fillon me një ide të mirë dhe që shet dhe me një model të mirë biznesi.

* Ndryshimi midis dy njerëzve që kanë të njëjtën ide biznesi është kur njëri prej tyre thotë “Let me try it” (Më lër ta provoj!) Ky është fillimi i udhëtimit tuaj të sipërmarrjes.

* Inovacioni e bën një produkt të mirë. Nëse nuk aplikoni inovacionin ndaj produktit tuaj, ju duhet të ndërmerrni risk. Por nëse nuk ndërmerrni risk, ju duhet të përqafoni inovacionin.

* Mbështetuni tek Networking; Mentorship & Know-How. Kjo ju garanton një startup të suksesshëm dhe shpejt do të ndiheni shumë më pranë suksesit.

* Përdorni të gjitha kanalet për të bërë marketing. Sot nuk do të harxhoja as edhe një dollarë të vetëm për reklamim. Me mundësitë e marketing online, është më e lehtë se kurrë.

* Transparenca është e rëndësishme për projektet tuaja. Sidomos kur vjen puna tek marëdhëniet me investitorët ëngjëj. Sipërmarrësi dhe investitori ëngjëll duhet të flasin të njëjtën gjuhë. Nëse nuk ndajnë atë që kanë në mendje, objektivi final nuk do të jetë i qëndrueshëm.

* Fëmijëvë duhet t’i flisni për sipërmarrjen e lirë që në vogëli. Unë vij nga një familje ku të flisje për paranë nuk ishte një gjë e mirë. Por atë që më ka munguar mua, ja kam mësuar dy vajzave të mia. Mundësisht fjala e parë që fëmijët duhet të mësojnë sapo të lindin të jetë “Paraja”…

Mbase nuk e dini se..

Çdo vit, Baybars Altuntas përzgjedh 20 studentë nga 20 universitete të ndryshme nga e gjithë bota. Pjesëmarrja është e lirë. Ai ju cakton një detyrë studentëve qëllimi i së cilës është ti drejtojë ato drejt bërjes së parave nga ideja e tij. Ai i mëson studentëve si ta konvertojnë një ide në para jo vetëm në teori por edhe në praktikë. Në fund të praktikës, studenti që ka bërë më shumë fitim,i jepet e drejta për të kryer një stazh në një nga kompanitë e Altuntas. Mos e humbni rastin, mund te jeni edhe ju!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0