Përfundon me sukses edicioni i parë i Start - up City - Business Magazine Albania

Përfundon me sukses edicioni i parë i Start – up City


Në datat 27 – 29 Qershor u zhvillua në ambientet e Godinës Liria, Start – up City, kompeticioni i cili synon të ndihmojë të rinjtë inovativë dhe me shpirt sipërmarrës të realizojnë idetë e tyre të biznesit.

Ky konkurs mblodhi mjaft të rinj me shpirt sipërmarrës që të realizonin idetë e tyre të biznesit. Ishin 3 ditë të mbushura me punë, emocion dhe ide inovative. I realizuar nga bashkëpunimi i studentëve nga dy universitetet më në zë të vendit, nën mentorimin e Blerina Hoxha. Ky kompeticion ju vjen në ndihmë jo vetëm kompanive, të cilat duan të zhvillojnë strukturat e tyre, por edhe gjithsecilit prej nesh duke na lehtësuar dhe përmirësuar përditshmërinë tonë.

Çmime të shumta dhe mundësi të ndryshme u ofruan për 14 idetë finaliste, që bënë pitch-in e tyre para një jurie profesioniste. Pjesë e jurisë ishin Rezart Prifti, pedagog pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Andrea Papa, Themelues dhe Kryetar Bordi i Qendrës së Eksplorimit dhe Inovacionit Teknologjik, Exinn Technology Center, Nereida Malo CEO pranë AGS, Arjan Cukaj, Administrator pranë Universitetit Metropolitan Tiranë dhe Alban Zusi, sipërmarrës.

Business Magazine pati kënaqësinë të ishte pjesë e Start – up City si media partner e këtij eventi. Pjesëmarrësit e këtij viti ishin më së shumti studentë me profile të ndryshme, por edhe sipërmarrës të rinj në hapat e parë të biznesit të tyre.

E pyetur nga BusinessMag në lidhje me atë që ofron ndryshe Start – up City, Blerina Hoxha na u përgjigj se problemi më i madh i eventeve të kësaj natyre këtu në Shqipëri është se çdo gjë fokusohet brenda 3 ditëve dhe nuk dihet asgjë se çfarë ndodh me këto ide pas mbarimit të eventit. Kjo ishte pikërisht ajo që Startup City kërkon të rregullojë.

Këtë gjë do ta realizojmë nëpërmjet një strukture që quhet Metropolitan Incubator. Pra idetë më të mira do të inkubohen aty. Inkubimi i suporton idetë më të mira, duke u ofruar zyra, këshillim financiar, këshillim teknik dhe mbi të gjitha aty do të mund të prodhohet nëse është e mundur një prototip brenda 3-6 muaj. Inkubatori do ofrojë gjithashtu dhe mundësinë që startup-et të aplikojnë në fonde më të mëdha.”

Ndërsa për pjesëmarrjen Blerina përgjigjet se ka pasur interes ku janë paraqitur rreth 25 ide dhe se nuk ka pasur një target moshe të caktuar. Aplikantët kanë qenë të grupmoshave të ndryshme. Madje pjesëmarrës kanë qenë dhe biznese të regjistruara, siç ka qenë rasti i Artizane, përfaqësuar nga znj. Meliha Zyberaj.

Lexo: Meliha Zyberaj dhe Roza Ndoci prezantojnë biznesin e tyre

Idetë nga fusha të ndryshme nuk kanë munguar, por ishte teknologjia ajo që zinte pjesën më të madhe, pasi siç tregon dhe Blerina. Të rinjtë janë duke u drejtuar gjithnjë e më shumë drejt teknologjisë.

E mira nuk ka fund, por Blerina thotë se pritshmëritë janë realizuar dhe mund të themi që ky edicion i parë i Start – up City ishte një sukses.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0