Pas rilindjes urbane, vjen rilindja rurale

Pas rilindjes urbane, vjen rilindja rurale


Pas rilindjes urbane, vjen rilinda rurale

Një program i integruar për zhvillimin rural, parashikon “rilindjen” e 100 fshatrave  në Shqipëri. Programi vjen ndërsa ka shkuar drejt përmbylljes programi i rilindjes urbane me rregullimin e rreth 70 qendrave urbane.

Sipas vlerësimeve nga ministria e Bujqësisë, programi i 100 fshatrave synon të koordinojë ndërhyrjet zhvillimore në hapësirën rurale, sipas qasjes ndërsektoriale dhe me shumë aktorë, duke u shkëputur nga ndërhyrjet e copëzuara dhe me qasje strikte sektoriale, që po ndodhin apo pritet të ndodhin në vend.

Programi i zhvillimit Rural sipas Ministrisë së Bujqësisë, ka 3 objektiva

a) Përmirësimi i infrastrukturës publike (mbështetja për infrastrukturë rrugore, rivitalizime hapësirash publike/urbane, infrastrukturë komunitare, shërbime publike, infrastruktura mjedisore, turistike, monumente të trashëgimisë kulturore, qendra multifunksionale komunitare, pejsazhi mjedisor etj.) 

b) Zhvillimi ekonomik nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve ekonomike (përmirësimi i potencialit turistik në hapësirat rurale, agroturizëm dhe turizëm rural, investimet në përmirësimin e shërbimeve tregtare, investime në prodhimin e produkteve tradicionale dhe shërbime të tjera ekonomiko-financiare etj. Mbështetja për inkubatorë të produkteve rurale tradicionale, promovim dhe marketim të zonave rurale, shërbime transporti, panaire dhe festat lokale etj.)

 c) Zhvillim i kapitalit social dhe njerëzor, (mbështetje për krijimin e rrjeteve rurale, grupeve lokale të veprimit si dhe shoqërinë civile në zonat rurale, trajnim profesional për të rinjtë dhe gratë, mbështetje të trashëgimisë kulturore, mbështetje për promovimin e traditave dhe jetesës në fshat, etj.)

Programi pritet të zbatohet në tre vite (2018-2020)

Sipas planit të hartuar paraprakisht, projektet e financuara në këtë drejtim do të zbatohen kryesisht nga bashkitë dhe agjenci të tjera publike (Agjencitë e Zhvillimit Rajonal 1,2,3 dhe 4, Agjencia për Zhvillimin Ekonomik Rajonal, Agjencia Kombëtare e Turizmit, FSHZH, MADA, etj.).

Programi do të mbështesë edhe projekte të propozuara nga organizatat e shoqërisë civile (OJF), individë, fermërë, persona juridik etj., në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ende nuk ka një shifër të totale të kostos, por qeveria pret që programi i 100 fshatrave të financohet nga buxhetet e ministrive pjesëmarrëse në program. Në detajimin e fondeve për investime, të alokuara në buxhetet respektive të ministrive apo institucineve të tyre të varësisë, ministritë pjesëmarrëse në program do synojnë t’u japin përparësi projekteve të identifikuara dhe që zbatohen në zonën e përcaktuar të 100 fshatrave.

Projektet mund të financohen edhe nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. Ministritë pjesëmarrëse, mund të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi për grante, për financimin e këtij programi nga donatorë dhe me financim të huaj.

“Programi mund të financohet nga çdo burim tjetër i ligjshëm apo nëpërmjet mekanizmave të partneritetit publik-privat”, thuhet në draftin e tij.

Projektet Strategjike

Me prioritet të lartë sipas ministrisë së bujqësisë do të jetë zbatimi i 3 projekteve strategjike:

Krijimi i rrjetit të agroturizmit shqiptar. Programi do të synojë mbështetjen për rreth 27 sipërmarrje agroturizmi të reja dhe 150 bujtina. Mbështetja do të synojë gjithashtu edhe përmirësimin e fermave dhe staneve blegtorale për qëllime të veprimtarisë së agroturizmit dhe turizmit rural.

Rrjeti i inkubatorëve të produkteve tradicionale. Programi do të synojë të krijojë rrjetin e “Inkubatorëve të  Produkteve Tradicionale”, që do të jenë hapësira që ofrojnë infrastrukturë të gatshme për të gjithë znixhirin e vlerës së produktit, duke filluar që nga ambjentet dhe pajisjet e prodhimit/magazinimit, linjave të paketimit dhe marketimit, mbështetje për standardizimin dhe çertifikimin si dhe hapësirë për shitje të produkteve.

Rrjeti i markatave/dyqaneve të produketeve shqiptare dhe tradicionale. Produktet tradicionale shqiptare kanë treguar që e kanë të vështirë depërtimin në tregjet dhe dyqanet e shitjes me pakicë.

Në mbështetje të “hallkës” së fundit të zinxhrit të vlerës (shitja), programi do të synojë që të krijojë një rrjet të markatave/dyqaneve që do të jenë të specializuara në shitjen e produkteve shqiptare, në veçanti produkteve tradicionale. Do të synohet që ky rrjet të ketë emërtimin e vet (markën/brandin) që e dallon nga rrjetet e tjera dhe bazuar në një strategji të posaçme marketingu dhe franchise, do të mund të krijojë një masë kritike të dyqaneve që do të bëjnë të mundur rritjen e përqindjes së shitjes së produkteve shqiptare/tradicionale. Mbështetja financiare për ngritjen e këtij rrjeti do të parashikohet në kuadrin e programit të 100 fshatrave.”

Për zbatimin e planit, qeveria ka parashikar të ngrihen disa institucione të posaçme. Komisioni Ndërministror do të përbëhet nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Ministri i Infrastrukuturës dhe Energjisë si dhe Ministri i Kulturës.

Ai do të mblidhet rregullisht për të vendosur mbi ecurinë e programit, por jo më pak se 1 herë në tre muaj. Komisioni, si autoriteti më i lartë vendimmarrës i programit, vendos për të gjitha çështjet që lidhen me administrimint, programimin, financimin, zbatimin dhe monitorimin e programit.

Sekretariati Teknik. Për administrimin e programit, Komisioni mbështetet nga Sekretariati Teknik që do të krijohet pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me Urdhër të Ministrit Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Sekretariati Teknik kryen detyra ndihmëse dhe administrative.

Rilindja Urbane, gati 40 miliardë lekë në dy vite.

Projekti i qeverisë për rilindjen urbane, i cili kishte në fokus investimet publike në përmirësimin e infrastrukturës dhe imazhit në qendrat e qyteteve ka kushtuar 39 miliardë lekë në dy vite (2015-2016). Fondi është përdorur për investime në rrugë dhe rikonstruksione të autostradave, sisteme të ujësjellës-kanalizimeve, parqe publike dhe ndërhyrje të tjera. Sheshë, ujësjellës, fasada të pallateve në qendrat urbane, investime të kontesutara nga një pjesë e ekonomistëve, të cilët patën theksuar se përtej “rifreskimit” të pamjes së qendrave të qytetit, këto investime nuk sollën vlerë të shtuar në ekonomi, pasi edhe hapja e vendeve te reja të punës ishte e përkohshme.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0