Glasswing Ventures, themeluar nga shqiptarja Rudina Seseri, mbyll raundin e fondeve me 112 milionë dollarë - Business Magazine Albania

Glasswing Ventures, themeluar nga shqiptarja Rudina Seseri, mbyll raundin e fondeve me 112 milionë dollarë


Një vit pas marrjes së një investimi prej 75 milionë dollarësh për të investuar në kompanitë që janë në fazën e hershme të aplikimit të inteligjencës artificiale në industri të ndryshme, Glasswing Ventures ka mbyllur fondin e saj debutues me 112 milionë dollarë.

Është një arritje e rëndësishme për një firmë që pretendohet të jetë investitori më i madh në kompanitë që janë në fazën e hershme të përqendruar në machine learning në Bregun Lindor dhe një nga fondet më të mëdha që drejtohet nga femrat.

Lexoni: Sipërmarrësja shqiptare që po hap rrugën për të ardhmen e teknologjisë

Themeluar nga Rudina Seseri, me origjinë shqiptare së bashku me partnerin e saj Rick Grinnell dhe mbështetur nga Sarah Fay, Glasswing deri më tani ka investuar në tre startup-e: BotChain (një kompani e nxitur nga investimi i Glasswing në kompaninë e menaxhimit të IA, Talla); Allure Security, një kompani për zbulimin e kërcënimeve; dhe Terbium Labs, shërbimi i të cilëve paralajmëron kompanitë kur informacioni sensitiv ose i vjedhur i tyre shfaqet në internet.

Për Seserin dhe Glasswing, mbyllja e ngritjes së fondeve është në të vërtetë vetëm fillimi. Siç tha ajo në një deklaratë:

Ngritja e një fondi të fokusuar në IA në Bregun Lindor është vetëm fillimi për Glasswing Ventures. Ndërsa nisemi në një udhëtim për të formuar të ardhmen, ne jemi fokusuar për të investuar në themelues të jashtëzakonshëm, të cilët përdorin IA për të ndërtuar kompani inovative dhe për të transformuar tregjet. Përtej sigurimit të kapitalit, ne jemi të përkushtuar fuqimisht për të mbështetur sipërmarrësit tanë me të gjitha aspektet e ndërtimit dhe shkallëzimit të bizneseve të tyre.

Historia për Seserin dhe bashkëthemeluesin e saj, Grinnell, fillon pothuajse një dekadë më parë në firmën sipërmarrëse Fairhaven Capital.

Lexoni: Rudina Seseri për Forbes: Ja se si inteligjenca artificiale po ndihmon në rekrutimin e punonjësve

Në kohën e fillimit të firmës në vitin 2016, Glasswing po synonte 150 milionë dollarë për fondin e saj të parë, me një taksë menaxhimi prej 2.5 % dhe 20 % interesi (kushte mjaft të zakonshme për një fond sipërmarrës), sipas raportimit të Dan Primack kur ai ishte në Fortune.

Glasswing definitivisht përfiton nga afërsia me universitetet e Bostonit. Seseri, e diplomuar në Universitetin e Harvardit, mban lidhje të ngushta me komunitetin hulumtues si në Harvard dhe në MIT.

/TechCrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0