Çfarë duhet të bëni kur një punonjës jep dorëheqjen?

Çfarë duhet të bëni kur një punonjës jep dorëheqjen?


Në çdo kompani do të ketë gjithmonë qarkullim të njerëzve. Një punonjës ikën, një tjetër vjen, qoftë për një arsye apo për një tjetër. Ajo që vihet re në shumicën e rasteve është mënyra sesi trajtohen këta persona kur largohen, ndoshta të pakënaqur nga kushtet e punës, nga mënyra e komunikimit, mungesa e respektit apo dhe nga vlerësimi monetar.

Nëse jeni një drejtues kompanie dhe përballeni me këtë situatë ajo që duhet të bëni është:

  • Thojuni atyre se janë gjithmonë të mirëpritur edhe pas largimit
  • Urojuni gjithë të mirat
  • Trajtojini me respekt, si të gjithë të tjerët
  • Kuptoni se çfarë i bëri ata të largohen dhe çfarë duhet të ndryshoni që kjo të mos ndodhë më
  • Përpiquni t’i bindni ata për të qëndruar, tregoni se e keni marrë mësimin
  • Thojuni “Mirupafshim” në mënyrën më të mirë të mundshme, tregojini vlerësim për të gjithë punën e mirë që kanë bërë
  • Mbani kontaktet edhe pasi të largohen

Lexoni: Çfarë bëri kjo CEO kur 45 nga punonjësit e saj dhanë dorëheqjen?

Shpesh drejtuesit i trajtojnë punonjësit që largohen nga puna si tradhëtarë që nuk janë të denjë as për një përshëndetje. Të mos përmendim që nuk kanë fare vlerësim për punën e mirë që kanë bërë. Kjo është një gjë e keqe. Është sikur fajëson dikë tjetër që kërkon më shumë nga vetja.

Jepuni njerëzve krahë për të fluturuar, rrënjë për t’u kthyer dhe arsye për të qëndruar.

/LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0