159 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 13 806.
Në 24 orët e fundit 1 pacient, 75 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën. 202 pacientë po trajtohen në të dy spitalet COVID, prej të cilëve 23 në terapi intensive dhe 7 pacientë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 87 raste në Tiranë, 11 në Elbasan, 9 në Fier, 7 në Berat, 5 në Durrës, 4 në Korçë, Gjirokastër, 3 në Krujë, Lezhë, Vlorë, Dibër, Kuçovë, 2 në Shkodër, Klos, Gramsh, 1 në Lushnje, Mirditë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Memaliaj, Cërrik, Divjakë, Fushë Arrëz dhe Vorë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 265 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në mbi 8342 që nga fillimi i epidemisë.