15 website ku ju mund të mësoni çdo ditë, diçka të re - Business Magazine Albania

15 website ku ju mund të mësoni çdo ditë, diçka të re


Disa dekada më parë, kur dëshironit të mësonit diçka të re, nënkuptonte që duhet të merrnit disa mësimë në një shkollë lokale apo do shkonit në një kurs privat.

Sot, bota e mësimit dhe zhvillimit personal ose profesional është në majë të gishtave tuaj.

Në një nga faqet më të njohura të të mësuarit në internet, Udemy, ka mbi 30.000 kurse në dispozicion … dhe kjo është vetëm në një vend!

Kjo është ajo, që unë dua që ju të bëni: Sfidojeni veten për të mësuar diçka të re çdo ditë. Ajo mund të jetë në dobi të karrierës tuaj, jetës tuaj personale dhe mendore si dhe mirëqenies, duke ju bërë një person më të lumtur dhe më produktiv në përgjithësi.

Më poshtë janë të listuara 15 vende të mahnitshme për të mësuar diçka të re:

1. Lynda: Vendi ku më shumë se 4 milionë njerëz kanë marrë kurse online
2. Hackaday: Mësoni aftësi dhe fakte të reja për hackimin çdo ditë
3. MindTools: Një vend ku mund të mësoni aftësi të reja lidershipi
4. Codecademy: Mësoni Java, PHP, Python dhe gjuhë të tjera të programimit në shkollën më me reputacion për kodimin online
5. Platzi: Bëhu më i zgjuar në marketing, kodim, zhvillimin e aplikacioneve dhe dizenjimin
6. Guides.co: Guida të shumta online për çdo temë që ju mund të imagjinoni
7. Udacity: Mësoni të kodoni në kurse falas online nga professor Sebastien Thrun
8. Scitable: Mësoni më shumë për gjenetikën dhe evolucionin e botës
9. Livemocha: Krijo lidhje me persona të tjerë në 190 shtete për të praktikuar një gjuhë të re
10. WonderHowTo: Video të reja çdo ditë për të mësuar gjëra të ndryshme
11. One Month: Merr përsipër të mësosh një aftësi të re çdo muaj me punë të përditshme
12. Duolingo: Një faqe për të mësuar gjuhë të huaja, krejtësisht falas
13. DataMonkey: Aftësia për të punuar me të dhëna është e domosdoshme. Mësoni SQL dhe Excel
14. Saylor Academy: Ofron kurse për të mësuar në lidhje me të folurin në publik që ju mund ta merrni online
15. Make: Mësoni si të bëni projektet DIY për çdo gjë që keni dëshirë

Nuk ka arsye përse të mos mësoni diçka të re çdo ditë, qoftë kjo një aftësi e re, një hobi i ri apo një gjuhë e re.

Burimi: businessinsider.com 

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0