1300 të huaj filluan punë në Shqipëri në 10 mujorin 2015 - Business Magazine Albania

1300 të huaj filluan punë në Shqipëri në 10 mujorin 2015


 

 

Ndërtimi mbetet sektori më i preferuar, por tendencë të re këtë vit bën bujqësia, duke u renditur ndër të parat e duke ndjekur edhe tregtinë, shërbimet etj…
Në Shqipëri, numri i të huajve që kanë zgjedhur të punojnë në vendin tonë për periudhën janar – tetor 2015 u llogarit në 1,282 persona. Të dhënat e ofruara nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit të grumbulluara përmes rrjetit të Zyrave të Punës të shtrira në të gjithë vendin tregojnë se pjesa më e madhe (rreth 65%) janë të përqendruar në rajonin e Tiranës, por edhe në Durrës, Lezhë etj.
Shërbimi Kombëtar i Punësimit bën të ditur se nga viti i kaluar për shtetasit që i përkasin zonës “Shengen”, shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtetasit e Republikës së Kosovës dhe ata të Republikës së Serbisë, por që i përkasin përkatësisë etnike shqiptare bëhet pajisja me « Vërtetim Deklarimi për Punësimim ».Për 10-mujorin 2015 janë dhënë 1,083 vërtetime për këtë kategori. Sektorët ekonomikë ku ponon kjo kategori i përkasin aktiviteteve ndërtim, shërbime, tregti, industri përpunuese, riparim automjetesh etj.
Leje pune të dhëna për herë të parë jane 860 nga të cilat 121 ose 9 % e tyre janë dhënë për shtetase të huaja femra. Ndërsa nga 1,083 “ Vërtetime Deklarimi për Punësimim” të dhëna për këtë periudhë 208 janë dhënë për shtetase të huaja femra, 820 i përkasin kategorisë së punëmarrësve, 254 të vetëpunësuarve dhe 9 vërtetime të dhëna për investitorë.Sipas Shërbimit Kombëtar i Punësimit deri tani ka rreth 15 raste te anulimit të lejeve të punës për të huajt, të cilët janë kryesisht shtetas turq.

/ACP/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0