123 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 9 967.
Në 24 orët e fundit 5 pacientë ka humbur jetën: një 56 vjeçar nga Cerriku një 80 vjeçar nga Kurbini, një 82 vjeçar nga Elbasani dhe 2 qytetare nga Tirana : një 68 vjeçare dhe një 77 vjeçare.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në dy spitalet COVID-19 po trajtohen 190 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Lexoni: Afati për pagën e luftës shtyhet deri në 25 shtator
Të infektuarit e rinj janë: 40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5 882 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 60 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 9 967 të infektuar,
– 306 viktima;
– 5 882 të shëruar,
– 3 779 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto