12 parimet e lidershipit bujar - Business Magazine Albania

12 parimet e lidershipit bujar

parimet e lidershipit

Nga Jay Steinfeld

Nuk po silleni mirë ose keq me ata që punojnë për ju, por në fakt me vetë biznesin tuaj…

Dikur në një kompani punonte një person, i cili në fakt ishte yll në rritje, por kishte të theksuara disa tipare, të cilat e bllokinin për të qënë një lider i vetes dhe i profesionit.
Në pamje të parë ai dukej i lumtur me punën që ishte duke bërë, ndërsa unë kisha një shikim tepër të mprehtë dhe dyshues, nëse ishte vërtet i lumtur apo shtirej.

Mora vendimin për të folur me të. Një ditë ulem dhe i them: A je vërtet i lumtur me punën që bën apo e bën këtë gjë vetëm se njerëzit rreth e rrotull teje duan të dukesh i lumtur?
Jam i sigurt që e tronditi pyetja ime e drejtpërdrejtë, por unë e kisha shprehur tashmë mendimin tim.

Pas atij takimi, vura re një ndryshim total në sjelljen e tij. Mendoj që nëse nuk do t’ia kisha bërë këtë pyetje, jeta e tij nuk do të ndryshonte kurrë.
Pas pak kohësh ai largohet nga kompania për t’u bërë bashkëthemelues i një startup-i ambicioz të mirëfinancuar.

Ndonjëherë na duket se bëjmë maksimumin duke bashkëpunuar në grup kur jemi duke punuar në ndërmarrje të mëdha, pra mendojmë se po dalim me grupin, po bëjmë dhurata për njëri-tjetrin, gatuajmë bashkë etj. Në fakt rëndësia e të qenit bujar ndodhet tjetërkund.
Ju mund të tregoni bujarinë tuaj duke inkurajuar dikë që ka nevojë për fjalën dhe këshillat tuaja. Bëhuni një busull orientimi për të, ndoshta nuk do t’ju drejtojë kurrë ju, por nëse ai person rregullon orientimin e tij, kjo ndikon në mbarëvajtjen e përgjithshme të punës.
Si një udhëheqës i mirë, unë kam zbuluar se bujaria në fakt është çelësi dhe duhet të jetë bujari e ndjerë realisht.

Më poshtë po listojmë për ju 12 rregullat e të qenit një lider bujar:

1-Mos e kufizoni mundësinë për të kompesuar

Nëse dikush në kompaninë tuaj apo biznesin e vogël është duke bërë një punë të mrekullueshme, ju duhet t’i jepni një kompesim të mahnitshëm. Kjo do të rrisë cilësinë e punës  të tij dhe qëndrueshmërinë.

2-Mos e teproni me komente “të sheqerosura”

Tregohuni të sinqertë, kur vjen momenti për të thënë të vërtetën, ju duhet ta bëni atë. Ndoshta dikush mund ta ketë të vështirë për ta dëgjuar, por sinqeriteti është vlerë e lartë e juaja.

3-Atyre që kanë një performancë të dobët në punë, jepuni një rol tjetër ose largojini

Në një formë apo në një tjetër, njerëzit të cilët nuk janë të duhur për një pozicion pune, është shumë herë më mirë t’ua tregoni dhe t’i largoni.

4-Dije se qëllimet e tyre janë po aq të rëndësishme sa edhe tuajat.

Kur ju ndihmoni dikë të arrijë apo drejtojë qëllimet e tij, ai do t’ju ndihmojë më shumë se sa e imagjinoni ju në të ardhmen. Bota është një portokall ku gjithçka e mirë që jepet, të kthehet.

5-Ndihmoni njerëzit që duan të fillojnë biznesin e tyre personal

Nëse qëllimi i një punonjësi është që të largohet nga kompania juaj për të filluar biznesin e tyre, ose të bëhen CEO diku tjetër, ndihmojini ata të arrijnë atje. Në këtë mënyrë kundërintuitive, ata do të qëndrojnë më gjatë me ju, ju mund të keni bashkëpunime të ndërsjella.

6-Jini të qartë dhe ndriçoni rrugën përpara

Komunikimi i qartë dhe i saktë është gjithçka. Kjo i ndihmon ata që punojnë për ty të shohin më qartë vizionin tënd. Të lëvizin në rrugën e duhur dhe patjetër të kenë siguri për hapat e tyre.

7-Delegoni punën dhe mos i pengoni në rrugën e tyre

Jepuni atyre punë për të bërë. Lërini të mësojnë dështimin dhe suksesin pa u mbajtur tek dora juaj.

Lexo: 13 libra që këshillojmë të lexoni këtë verë

8-Jepuni atyre numrin tuaj personal të telefonit

Jini bujar me kohën tuaj. Jini në dispozicion. Në vend që t’u thoni: Dera ime është gjithmonë e hapur, thuaju se kërkojnë të kontaktojnë me ty, do të shkosh menjëherë tek ata.

9-Kthejini në normale takimet me ekipet e tjera

Lërini anëtarët e ekipit tuaj të ulen në takimet e ekipeve të tjera në mënyrë që ata të mësojnë më shumë sesa kërkohet për të bërë punën e tyre aktuale. Kjo e vendos punën e tyre në një kontekst më të mirë. Dhe përveç kësaj, ata madje mund të gjejnë një rrugë të re, emocionuese në karrierë.

10-Mos lejoni që njerëzit të ngecin

Jepni gjithmonë punë të reja, jo të përsëritura në nivele gjithnjë e më komplekse.

11-Dështimi nuk është një fjalë e keqe

Lejojini njerëzit të eksperimentojnë pa frikë, në një mënyrë që të ndihen të sigurt duke e bërë këtë. Dështimi duhet të festohet. Lërini njerëzit tuaj të dështojnë dhe festoni kur të dështojnë. Nuk është fundi i botës të humbasësh.

12.Së pari gjeni gabimin tek vetja

Uluni dhe mendoni se çfarë drejtimi keni dhënë. A keni qenë të qartë, apo keni lejuar që të bëjnë lirshëm punën e tyre. Është bujare të fajsosh në fillim veten.

Disa nga këto parime mund të jenë të vështira për t’u gëlltitur.

Por, ato janë të rëndësishme për ju dhe për ekipin tuaj.
Të udhëheqësh në formë bujare është më e rëndësishme se një pagë më e lartë edhe pse kompensimi në pagë është gjithçka që punonjësit kërkojnë.
Të jesh bujar do të thotë të duash me të vërtetë atë që është në interesin më të mirë të ekipit tënd, kështu që në këmbim, do të marrësh atë që dëshiron dhe atë që i nevojitet biznesit: bashkëpunëtorë të angazhuar që reagojnë duke bërë më të mirën e tyre pa u thënë ndonjëherë ta bëjnë këtë. Përsosmëri autonome!
Dhe, mbani mend, nuk ka të bëjë vetëm me dhënien e më shumë parave. Bëhet fjalë për të dhënë më shumë respekt.

 INC

Përgatiti: Megi Latifi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0