11 thënie frymëzuese nga Tony Robbins - Business Magazine Albania

11 thënie frymëzuese nga Tony Robbins

Tony Robbind është ndër personazhet me frymëzimin masiv mes sipërmarrësve dhe profesinistëve. Qindra mijëra persona kanë përmirëuar cilësinë e jetës së tyre, duke ndjekur këshillat dhe trajnimet e tij.

Me poshtë ju sjellim disa prej thënieve frymëzuese të tij, për ta nisur javën në formën më të mirë të mundshme.

“Nëse bëni atë që keni bërë gjithmonë, atëherë do të merrni atë që keni marrë gjithmonë”.

“Cilësia e jetës suaj është cilësia e marrëdhënieve tuaja.”

“Momentet kur merrni vendime janë ato që i japin formë fatit tuaj.”

“Një vendim i vërtet matet nga fakti se ju keni marrë një veprim të ri. Nëse nuk ka asnjë veprim, ju nuk e keni vendosur me të vërtetë.”

Lexo: 10 fraza toksike që duhet t’i hiqni nga fjalori juaj

“Në jetë, shumë njerëz e dinë çfarë bëjnë, por pak prej tyre bëjnë atë që dinë. Të dish nuk mjafton! Ti duhet të veprosh.”

“Në jetë ju duhet ose frymëzim ose dëshpërim.”

“Nëse nuk mundeni, atëherë ju duhet. Nëse ju duhet, atëherë ju mundeni.”

“Sukses do të thotë të bësh atë që do, kur ti do, ku ti e do, me kë e do, aq shumë sa ti do.”

“Ne nuk mund t’a ndryshojmë jetën tonë. Ne mund të bëjmë, kemi dhe jemi pikërisht çfarë dëshirojmë.”

“Kur je mirënjohës frika zhduket dhe begatia shfaqet.”

“Takimi i përgatitjes me mundësinë gjeneron atë që ne e quajmë fat.”

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0