100 ditë pas heqjes së izolimit, Wuhan pret grupin e parë të turistëve - Business Magazine Albania

100 ditë pas heqjes së izolimit, Wuhan pret grupin e parë të turistëve

100 ditë pas heqjes së izolimit qyteti i Wuhanit  kryeqendër e provincës Hubei në Kinë, ka pritur ditën e sotme pas një kohe të gjatë grupin e parë të turistëve. Wuhani që ishte epiqendra e shpërthimit të COVID-19 në Kinë, është hapur përsëri për turistët.

Mediat e huaja bëjnë me dije se grupi i parë i përbërë nga 8 turistë, të moshës nga 12 deri në 82 vjeç, erdhi nga provinca fqinje Hunan. Agjencia e udhëtimit angazhoi guidën më të mirë dhe një autobus të sterilizuar për të garantuar sigurinë e tyre dhe për të shënuar një eksperiencë sa më të mirë.

Turistët u ulën në autobus vetëm, dhe ishin pajisur me maska ​​dhe dezinfektantë. Në turin e tyre katër ditor, ata do të vizitojnë disa nga atraksionet më të njohura të tij si Kulla e Verdhë, Rruga Chu Han dhe tregun Hubu Lane.

untvweb

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0