10 teknologjitë e reja që po dalin në pah në vitin 2023 sipas Forumit Ekonomik Botëror. Ja si mund të ndikojnë në botë - Business Magazine Albania

10 teknologjitë e reja që po dalin në pah në vitin 2023 sipas Forumit Ekonomik Botëror. Ja si mund të ndikojnë në botë

teknologjitë

Raporti “10 Teknologjitë e reja që do të dalin në pah në 2023” nga Forumi Ekonomik Botëror, përfshin teknologjitë më ndikuese të këtij viti. Lista përfshin inovacione mjedisore, siç janë karburantet e qëndrueshme për aviacionin dhe sensorët e mbajtjes së bimëve dhe shtrihen deri tek inovacionet që përdorin fuqinë e inteligjencës artificiale për të riorganizuar biologjinë molekulare.

Teknologjia është në ndyshim të vazhdueshëm. Ajo ndryshon kontekstin për mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe luajmë, rikoncepton bizneset dhe industritë dhe ofron zgjidhje të reja për sfidat komplekse planetare dhe shoqërore.

Por, në një botë që ndryshon shpejt, ku idetë vijnë dhe ikin, cilat teknologji të reja duhet të ngrihen në krye të agjendës për vendimmarrësit, sipërmarrësit dhe qytetarët në vitet që vijnë?

Nga zgjidhjet e qëndrueshme që ndihmojnë në luftimin e ndryshimeve klimatike, deri te modelet AI krijuese, këtu janë 10 teknologjitë e reja të pranishme për të përmirësuar jetën tonë të ardhshme:

Luftimi i krizave klimatike dhe natyrore

Karburantet për aviacionin

Industria e aviacionit prodhon diku tek  2-3% të emetimeve globale të CO2, por të gjitha rajonet e botës pritet të shohin rritje të mëdha deri në vitin 2050. Ndërsa në shumë industri të tjera, raporti midis peshës dhe fuqisë së baterive e bën elektrifikimin një sfidë. Këtu hyjnë karburantet e qëndrueshme për aviacion (SAF).

Artikulli u publikua më parë në faqen 68 të numrit 32 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 32 të saj.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0