10 shprehje frymëzuese nga femrat që kanë udhëhequr botën - Business Magazine Albania

10 shprehje frymëzuese nga femrat që kanë udhëhequr botën


Këto femra të mrekullueshme kanë frymëzuar miliona njerëz me fjalët e tyre të mençura.

Në këtë artikull ju sjellim 10 nga shprehjet më frymëzuese nga lideret femra që nuk pranojnë asnjëherë Jo si përgjigje.

  1. Eleanor Roosevelt – Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nga viti 1933-1945

“Ju duhet të pranoni çdo gjë që ju vjen në jetë dhe gjëja më e rëndësishme është që ta përballoni me guxim dhe të jepni më të mirën që duhet.”

  1. Margaret Thatcher – Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar nga viti 1979-1990

“Mos ndiq turmën, bëj që turma të të ndjekë ty.”

  1. Hillary Clinton – Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nga viti 1993-2001, Senatore e Shteteve të Bashkuara në New York nga 2001-2009 dhe Sekretarja e 67-të e Shteteve të Bashkuara nga viti 2009-2013

“Çdo moment i humbur duke parë mbrapa, na bën të mos ecim përpara. Në këtë botë dhe botën e së nesërmes, duhet të shkojmë përpara së bashku ose nuk do të shkojmë farë”, – Pas fushatës së saj për presidente për vitin 2008

Lexoni: 10 CITIME FRYMËZUESE NGA FEMRA FRYMËZUESE BIZNESI

  1. Michelle Obama – Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nga viti 2009-2017

“Mos merrni kurrë vendime bazuar në frikë. Merrni vendime bazuar në shpresë dhe mundësi. Merrni vendime bazuar në atë që duhet të ndodhë, jo atë që nuk duhet”.

  1. Sheryl Sandberg – COO e Facebook dhe Themeluese e LeanIn.org

“Lidershipi nuk është bullying dhe nuk është agresion. Lidershipi është pritshmëria që ju mund të përdorni zërin tuaj për mirë. Që ju mund ta bëni botën një vend më të mirë”.

  1. Angela Merkel – Kancelare e Gjermanisë

“Është shumë herë më mirë të flasim me njëri-tjetrin, sesa të flasim për njëri-tjetrin”.

  1. Shirley Williams – Deputete dhe anëtare e ‘Gang of Four’

“Ekzistojnë rreziqe në gjithçka që bën njeriu, por ka rreziqe më të mëdha kur nuk bëni asgjë”.

  1. Nancy Astor – Anëtarja e parë femër e Parlamentit në Mbretërinë e Bashkuar

“Është i pashpresë fakti që ju përpiqeni të shkoni përpara kur jeni duke parë mbrapa”.

  1. Zadie Smith – Autore

“Ju duhet ta jetoni jetën me bindjen e plotë se veprimet tuaja do të mbesin. Ne jemi krijesa të pasojave”, – nga libri White Teeth

Lexoni: Shprehje motivuese nga femrat e suksesshme në botë

  1. Mbretëresha Elizabeta II – Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar

“Kur jeta duket e vështirë, guximtarët nuk mposhten dhe pranojnë humbjen, por ata janë më të vendosur për të luftuar për një të ardhme më të mirë.”

/SS

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0