10 pyetjet më të vështira gjatë intervistave të Apple. Ja si t'u përgjigjeni! - Business Magazine Albania

10 pyetjet më të vështira gjatë intervistave të Apple. Ja si t’u përgjigjeni!


Kërkimi i një pune nuk ka qenë kurrë i lehtë…dhe nuk ka përse të jetë.

Duke patur shumë konkurrentë, sidomos në mbretërinë e teknologjisë, intervistuesit duhet të bëhen krijuesë me pyetjet e duhura për t’u siguruar se po punësojnë kandidatin e duhur.

E shumëkërkuara Apple, njihet për pyetjet e çuditshme, ndërsa kërkon t’i mbajë të karikuar kandidatët e saj, për të kuptuar procesin e tyre të mendimit.

Megjithatë me përgatitjen e duhur dhe mjetet e duhura, mund të përgatitesh për intervista sfiduese. Për disa nga pyetjet më të vështira, janë pyetur disa profesionistë për të marrë mënyrën se si mendojnë ata për t’i përqasur. Ishin Dino Grigorakakis dhe John Reed, profesionistë të fushës, të cilët dhanë mendimet e tyre për këto pyetje.

Ja 10 pyetjet më të vështira gjatë intervistave të Apple:

1. Ti nuk ke kohë ekstra dhe as burime ekstra, por CEO të ka kërkuar të shtosh edhe 20 tipare ekstra, çfarë do të bëje?

Qëllimi i pyetjes: Liderave të teknologjisë dhe skuadrave të tyre u kërkohet shpesh të bëjnë pak detyra me shumë burime- sidomos kur bëhet fjalë për kohën. Kjo pyetje mund të përdoret për të vlerësuar mundësitë e kandidatit për të menaxhuar pritshmëritë në mënyrë efektive dhe për të komunikuar çfarë është e mundur me parametrat e dhënë.

Si të përgjigjesh: Nëse ke kaluar në një eksperiencë të ngjashme, sigurohu të komunikosh në mënyrën se si ia ke dalë në organizatën e mëparshme. Intervistuesi nuk kërkon vetëm një kandidat, i cili thotë se do ta bëjë vetëm sepse po ia kërkon CEO; intervisutesi kërkon të dijë se çfarë mund të presë nga i intervistuari me kohën dhe buxhetin e kufizuar. Një përgjigje e mirë do të ishte e thellë nëse do të shpjegone mënyrën se si informacioni transmetohet dhe se si do të menaxhoheshin detyrat shtesë kur kërkesat duken jo praktike.

2. Nëse do të kishe dy vezë, dhe kërkon të dish se nga cili kat më i lartë mund ta hedhësh vezën pa e thyer atë, çfarë do të bëje?

Qëllimi i pyetjes: Për të thyer akullin dhe për të përcaktuar nëse kandidati ka një sens humori. Përveç kësaj, intervistuesi do të ketë një qasje shumë reale të aftësive analitike të kandidatit dhe mundësive të tij/saj për të realizuar një skenar të mirë të eksperimentimit ”provë-gabim”, që është e ngjashme me fjalinë ”po sikur” në shkrimin e kodeve.

Si të përgjigjesh: Buzëqesh dhe lëre intervistuesin që të kuptojë se ti nuk je ndonjë ekspert vezësh, duke thyer ato kërkesat e distancës. Mënyra më e lehtë për të bërë përcaktimin do të ishte: të hidhje një vezë nga kati i dytë. Nëse nuk thyhet, vazhdo duke e provuar me një kat të mësipërm derisa veza të thyhet.

3. Ka ndodhur ndonjëherë të mos kesh qenë dakord me vendimin e një menaxheri? Nëse po, si ia shpalose këtë mosdakordësi? Jep një shembull specifik dhe shpjego se si e ndreqe mosdakordësinë, cili ishte rezultati final dhe si do të të përshkruante ai individ sot.

Qëllimi i pyetjes: Intervistuesi shpeshherë mund të jetë menaxheri, por edhe nëse jo, kjo pyetje mund të identifikojë se si një kandidat zotëron zgjidhjen e një konflikti.

Si të përgjigjesh: Kjo pyetje mund të jetë e thjeshtë, pasi të gjithëve na qëllon të kemi një mosmarrëveshje në punë, por ky nuk është momenti për t’u qarë. Mos përdor shembuj që të bëjnë të emocionohesh shumë. Ky është lloji i pyetjes që një kandidat kërkon të mendohet mirë para intervistës, por nëse nuk ke pasur mundësi ta bësh, merr një moment kohë për t’u menduar rreth një rasti tensioni. Përdore mirë trurin në pyetje si kjo, pasi do të reflektojë aftësinë tënde për të marrë urdhra, për të menaxhuar dhe për të zgjidhur konflikte në një mënyrë racionale.

4. Shpjegoji një 8-vjeçari se çfarë është një modem ose ruter dhe funksionet e tij.

Qëllimi i pyetjes: Për të përcaktuar nëse kandidati teknik mund të komunikojë efektivisht me kolegët joteknikë. Me ardhjen e metodologjisë së zhvillimit të softuereve, profesionistët teknikë duhet të ndërveprojnë shpeshherë me njëri-tjetrin dhe me komunitetin e përdoruesve. Aftësitë e komunikimit janë shumë të rëndësishme në ambjentin teknologjik sot, ndëra profesionistët e IT-së u duhet të ndërrojnë shumë role dhe u kërkohen projekte të shumëfishtë, të cilët përfshijnë bashkëpunimin me kolegët e tjerë dhe furnitorët e jashtëm.

Si të përgjigjesh: Ruterat lëvizin të dhënat nëpër një rrjet të kompjuterave dhe pajisjeve të ndërlidhura, si printerat. Kur të dhënat lëvizin nëpër një rrjet, ruterat sigurohen që informacioni ka gjetur rrugën e duhur drejt personit apo personit të detajuar, të cilët secili prej tyre ka një adresë unike në rrjet të quajtur Adres IP.

5. Kemi tre kuti, njëra mban veç mollë, njëra vetëm portokaj, dhe njëra përmban edhe mollë, edhe portokaj. Kutitë kanë secila një etiketë, e cila nuk tregon përmbajtjen e vërtetë në kuti. Duke hapur vetëm një kuti, dhe pa parë në kuti, ti nxjerr një kokërr fruti. Duke hapur vetëm një kuti, dhe pa e parë frutin, si mund të emërtosh saktë menjëherë se çfarë ndodhet në secilat prej kutive?

Qëllimi i pyetjes: Kjo pyetje do të pyetej për të identifikuar mendimin logjik të kandidatit. Ndërsa të jep ndjesinë e një pyetjeje provimi, është një mënyrë e mirë për të identifikuar procesin e mendimit kur ngrihen probleme dhe ndihmon për të ndjekur linjën e mendimit të kandidatit drej zgjidhjes.

Si të përgjigjesh: Nësë i je përgjigjur ose jo më parë pyetjeve të tilla, ”shoqëroje” intervistuesin përgjatë linjës tënde të mendimit, në mënyrë që t’i tregosh atij rrugën e logjikës që të çon drejt zgjidhjes. Mbani mend, se ai (intervistuesi) nuk shqetësohet për dhënien e ”përgjigjies së saktë”, ai kërkon të dijë se si ishe i/e aftë për të arritur te përgjigjia dhe për të kuptuar më shumë se si punon ti.

6. Ti ke 100 monedha në një sipërfaqe tryeze, secila me një anë kokë dhe tjetrën pil. 10 prej monedhave ndodhen nga ana ”kokë”, 90 e mbetura janë ”pil”. Ti nuk mund të ndjesh, të shikosh apo të kesh çfarëdolloj ndijimi tjetër për të kuptuar se në cilën anë ndodhen këto monedha. Si do t’i ndaje monedhat në 2 pjesë në mënyrë të tillë që në të dy pjesët të ketë një numër të barabartë të monedhave ”kokë”?

Qëllimi i pyetjes: Për të përcaktuar nëse kandidati ka aftësi të mira dëgjimi.

Si të përgjigjesh: Çdo monedhë ka një anë ”kokë”. Vetëm numëro 50 prej tyre. Kleçka qëndron sepse të kërkohet të ndash monedhat në 2 pjesë me të njëjtën numër të anës ”kokë” dhe jo në mënyrë të atillë që të dy pjesët të kenë monedha të rëna nga ana ”kokë” në mënyrë të barabartë.

7. Vendos një gotë me ujë në një disk që rrotullohet dhe fillo ta rrisësh shpejtësinë. Çfarë ndodh në fillim? Rrëshqet gota dhe përmbyset, apo derdhet uji jashtë gotës në formë cirkash?

Qëllimi i pyetjes: Kjo pyetje ka gjasa t’u pyetet kandidatëve inxhinierë. Gjithsesi ka disa zgjidhje të mundshme bazuar në një numër faktorësh, kështuqë punëdhënësit kërkojnë që ju t’i jepni zgjidhjen.

Si të përgjigjesh: T’i jepni përgjigjie kësaj pyetjeje do të jetë një shans për të treguar procesin e mendimit, kur dalin probleme dhe kërkohen zgjidhje. Kur i intervistuari pyet një pyetje, e cila ka zgjidhje të shumëfishtë, punëdhënësit nuk po kërkojnë përgjigjien ”e saktë”, ata duan të shohin nëse ti ke mundësi t’i japësh zgjidhje të shumëfishtë dhe të kuptosh faktorët që do të kenë ndikim te çështja. Ky është shansi yt për të treguar aftësitë e tua të zgjidhjes së problemeve.

8. Nëse të jepet një kavanoz me monedha të drejta dhe të shtrembëruara, dhe nxjerr 1 dhe e hedh 3 herë, dhe merr 3 rezultate sipas radhës: ”kokë”, ”kokë” dhe ”pil” radhazi, cilat janë shanset që të kapësh një monedhë të drejtë, ose jo të drejtë?

Qëllimi i pyetjes: Kjo është një tjetër pyetje që e ka fokusin te të dëgjuarit me kujdes, pasi mund të të ngatërrojë.

Si të përgjigjesh: Pyetja është se ”sa janë shanset që të nxjerrësh një monedhë të drejtë ose të shtrembëruar?”, dhe shanset janë 100 % që të nxjerrësh njërën OSE tjetrën prej tyre, paçka rezultatit dhe sekuencës së tre hedhjeve të monedhës.

9. Çfarë është më e rëndësishme: Të rregullosh problemin e konsumatorit apo krijimi i një eksperience të mirë të konsumatorit?

Qëlimi i pyetjes: Asnjë punë nuk do ta mohonte rëndësinë e këtyre dy çështjeve, por punëdhënësit dëgjojnë se si i përgjigjesh pyetjes dhe përpiqen të të kuptojnë ty nga ajo që zgjedh.

Si të përgjigjesh: Tregohu i prerë. Pyetje të tilla mund të jenë të vështira, sepse kërkojnë që theksosh rëndësinë e secilës zgjedhje, por derisa po të kërkohet të zgjedhësh një, është e rëndësishme të bësh një vendim dhe ta argumentosh se përse e more, bazuar në eksperiencat e tua. Kjo i jep mundësinë një punëdhënësi potencial të shikojë se si punon mendja jote për të zgjidhur probleme.

10. Çfarë do të bëje nëse do të kishe ngecur në një problem? Si do t’ia formuloje pyetjen kolegëve të tu?

Qëllimi i pytjes: Për të përcaktuar gatishmërinë tënde për të bërë bashkë njerëz të tjerë të zgjuar në procesin e zgjidhjes së problemit, krahasuar me përpjekjet për ta zgjidhur vetë problemin, i cili mund të marrë më shumë kohë dhe të shkaktojë vonesa të pajustifikuara në implementim. Aftësia për t’u angazhuar me kolegët në mënyrë efektive do të shfaqë aftësinë tënde për të bashkëpunuar.

Si të përgjigjesh: Përqasja jote do të varej në kompleksitetin e problemit. Së pari, identifiko pjesëtarët e skuadrës, të cilët ka më shumë gjasa të kenë eksperiencën e duhur për të ndihmuar në zgjidhjet e nevojshme. Së dyti, shpjego qëllimin e gjërë të ushtrimit për t’u siguruar se jë në rrugë të drejtë, përkundrejt dhënies së një zgjidhje më të ngushtë që mund të ketë ardhur për shkak të përzgjedhjes së një përqasje të gabuar me të cilën të fillosh. Më pas shihe problemin gjerësisht dhe eksploro metodat e ndryshme për zgjidhje.

 

/Shkruar nga Lindsay Friedman dhe publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0