10 mënyra të shpejta për të qenë një lider në 2016

10 mënyra për të qenë një lider i suksesshëm në 2016


Cilat janë qëllimet tuaja për Vitin e Ri? Të ushtroheni më shumë? Të hiqni dorë nga një ves? Shanset janë që kolegët e punës shpresojnë që ti të jesh një lider më i mirë gjatë vitit 2016. Më poshtë mund të gjeni disa mënyra të thjeshta për të rritur aftësitë tuaja të liderit.

1. Zgjeroni horizontin e mendimit.

N.q.s doni të drejtoni njerëz për të arritur një qëllim, bëjeni këtë eksperiencë që t’ja vlejë koha dhe përpjekjet.

2. Mendoni në mënyrë strategjike.

Është e lehtë të humbisni kohë për të mbaruar punë urgjente  dhe të harroni ato më të rëndësishmet. Pyesni çdo ditë veten tuaj nëse jeni në rrugën e duhur drejt qëllimit final.

3. Harroni titujt akademikë.

Mos shikoni titujt akademikë të punonjësve dhe eksperiencat e tyre të mëparshme. Përqëndrohuni tek rezultatet që ata japin.

4. Zgjeroni rrethin e liderve.

Nëse dikush që keni në skuadër arrin t’ju eklipsojë me punën që bën, merreni këtë si kompliment për stilin tuaj të të drejtuarit.  Ndjehuni krenarë dhe të lumtur.

5. Jini të hapur dhe transparentë.

Një lider i madh kupton se në të shumtën e rasteve, njerëzit që nuk ndajnë informacion, e bëjnë sepse janë të dobët dhe të pasigurtë. Jepuni të tjerëve mjetet për të qenë të suksesshëm.

6. Merrni përgjegjësi dhe ndani suksesin.

Pavarësisht nëse grupi juaj nuk ja del, n.q.s jeni një lider i vërtetë duhet ta mbani ju peshën e humbjes. Në të kundërt, nqs grupi i arrin objektivat , ndani suksesin me të tjerët.  Kjo është detyra e një lideri të vërtetë.

7. Jini Guximtarë.

Çdo njeri druhet nga frika e humbjes, në disa raste dhe nga suksesi i madh. Testi i një lideri është të kontrollojë frikërat dhe të veprojë në çdo rast.

8. Përqëndrohuni tek skuadra.

Ështe e mahnitshme se sa progress mund të arrini si një lider, kur përqëndroheni tek suksesi i skuadrës dhe jo ai personal. Liderët e vërtetë vendosin skuadrën të parën.

9. Kini besim

Kur keni një qëllim që ja vlen, një plan të mirë dhe një skuadër të shkëlqyer mos u merakosni. Besimi dhe optimizmi ju çon tek rezultatet positive.

10. Kujdesuni për të tjerët

Mos u sillni si egoist. Një lider i madh  shfaq një përkujdesje për të tjerët. Veproni  me vendosmëri dhe me dashamirësi.

INC.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0