Raporti thotë se pasuria është trashëguar nga një brez në tjetrin.
“Pasuria e secilës prej këtyre dinastive vjen nga kompanitë që janë themeluar në të vërtetë nga brezat e mëparshëm, prindërit ose paraardhësit e tyre”, thotë raporti.
- Familja Cathy
Familja Cathy, e cila ka në pronësi zinxhirin ushqimor Chick-fil-A, vlerësohet të ketë në dispozicion 11 miliardë dollarë.
- Familja SC Johnson
Pasuria e kësaj familje llogaritet të jetë 18.2 miliardë dollarë, kryesisht e grumbulluar nga shitja e produkteve të higjienës, si Pledge, Glade dhe Windex.
- Familja Lauder
Pasuria e familjes Lauder vlerësohet të jetë 22.4 miliardë dollarë. Aktualisht kompania ka në zotërim 30 marka, duke përfshirë MAC dhe Clinique.
- Familja Pritzker
Magnatët e Hotel Pritzker kanë pasuri prej 26.6 miliardë dollarësh. Familja Pritzker ka krijuar pasuri duke investuar në zinxhirin e hoteleve Hyatt.
- Cox
Cox Enterprises, Cox Communications, e cila është pjesë e Cox Media Group, vitin e kaluar kanë realizuar 20 miliardë dollarë të ardhura. Sot, themeluesit e James Cox kanë një pasuri prej 37 miliardë dollarësh.
- Familja e Edward C. Johnson
Familja Johnson ka pasuri prej 38.7 miliardë dollarësh. Eddie C. Johnson, themeluesi i fondit të dytë më të madh të përbashkët (portofoli i aksioneve dhe obligacioneve të investitorëve të ndryshëm) në botë, Fidelity, filloi të rritet ndjeshëm.
- Familja Cargill-MacMillan
Kjo familja ka traditë në industrinë e agrobiznesit që nga viti 1865. Sot, pasuria e familjes Cargill-MacMillan ka një pasuri prej 38.8 miliardë dollarësh.
- Familja Mars
Familja Mars ka akumuluar një pasuri prej 72 miliardë dollarësh nga shitja e çokollatave Mars, M&M dhe Milky Ways. Gjashtë anëtarë të familjes janë në në mesin e 400 më të pasurve në listën e revistës Forbes.
- Familja Koch
Kompania e naftës Koch, ndërtoi një pasuri prej 107 miliardë dollarësh. Konglomerati që fiton 100 miliardë dollarë në vit, është ndërtuar nga vëllezërit Charles dhe David.
- Familja Walton
Pasuria e familjes më e pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 169.7 miliardë dollarë. Kjo familje ka në pronësi zinxhirin më të madh të shitjes me pakicë në botë Walmart, themeluar në vitin 1962 nga Sam dhe Bud Walton.
E në mesin e më të pasurve të kësaj familje janë vëllezërit Jim dhe Rob, pasuria e të cilëve vlerësohet të jetë 48.8 miliardë dollarë, të ndjekur nga motra e tyre Eliss, me 48 miliardë dollarë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.