Snapchat ndryshon mënyrën si influencerat fitojnë para - Business Magazine Albania

Snapchat ndryshon mënyrën si influencerat fitojnë para

Snapchat ndryshon mënyrën si influencerat fitojnë para

Snapchat po rishikon mënyrën se si influencerat fitojnë para në platformë. Ata po prezantojnë një program të ri dhe të unifikuar monetizimi.

Programi i ri do të mbulojë përmbajtjen që publikohet në Stories, si dhe në Spotlight nëpërmjet feed-it të rekomanduar video, i ngjashëm me TikTok. Sipas programit, influencuesit do të fitojnë të ardhura për reklamat e vendosura në Stories dhe postimet e Spotlight të cilat plotësojnë kushtet.

Më parë, monetizimi i këtyre formateve ishte i ndarë. Të ardhurat nga Stories dhe nga Spotlight menaxhoheshin përmes programeve të ndara.

Programi i ri është aktualisht në fazë testimi me një grup të vogël përdoruesish. Ai do të nisë gjerësisht më 1 shkurt 2025. Për t’u bërë pjesë e tij, përdoruesit duhet të arrijnë një sërë karakteristikash për t’u ftuar. Ata duhet të kenë 50,000 ndjekës dhe/ose 10 milionë views Snap, 1 milionë views Spotlight, ose 12,000 orë kohë shikimi në 28 ditët e fundit.

Lexo edhe:“Menaxho dhe rrit rezervimet me Patoko” – AlbaniaTech hap serinë e “Product Launch Event” në OneConnect Hub

Përdoruesit gjithashtu duhet të publikojnë rregullisht. Ata duhet të kenë të paktën 25 postime në muaj në Stories të ruajtura ose Spotlight. Po ashtu, duhet të publikojnë në Spotlight ose Stories publike në të paktën 10 nga 28 ditët e fundit. Disa nga këto kërkesa janë dukshëm më të larta se sa ishin në strukturën e vjetër. Për të fituar para përmes Spotlight, për shembull, krijuesit më parë duhej të kishin një profil publik, 1,000 ndjekës dhe 10,000 views.

Platformat e tjera të videove gjithashtu kanë thjeshtuar ose ndryshuar fondet origjinale për krijuesit. TikTok, për shembull, tani ka një program të vetëm për krijuesit që kërkon video më të gjata se 1 minutë. Në YouTube, krijuesit e Shorts fitojnë para përmes të ardhurave nga reklamat. Ky është një hap i rëndësishëm i kompanisë për të konkurruar me TikTok.

the verge

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0