10 aplikacione dhe website që do t'ju ndryshojnë jetën - Business Magazine Albania

10 aplikacione dhe website që do t’ju ndryshojnë jetën


Me më shumë se 1.5 milionë aplikacione në dispozicion në dyqanet e aplikacioneve, mund të jetë shumë e vështirë për të zgjedhur se cilat duhet të download-ni dhe cilat duhet të injoroni. Jo vetëm që janë shumë aplikacione por gjithashtu sepse ne shpenzojmë shumë kohë për to. Kështu që është e rëndësisshme që të filtrojmë ato aplikacione dhe website të cilat japin impakt të madh në jetën tonë, me sa më pak përpjekje.

Këto janë 10 aplikacione të cilat mund të ndryshojnë jetën tuaj: 

1. Headspace
10-aplikacione-dhe-website-që-do-t'ju-ndryshojnë-jetën-business-magKeni nevojë për qetësi? Jeni duke u përballur me stres apo ankth? Headspace mund të jetë përgjigjia për ju “bletë” të zëna. Me vetëm 10 minuta nga koha juaj, ky aplikacion do t’ju udhëzojë nëpërmjet një praktike meditimi të thjeshtë, por të fuqishme që është e garantuar që do t’ju ndihmojë të buzëqeshni shumë, të fleni më mirë dhe të doni më shumë. Nuk keni 10 minuta? Ju mund të keni nevojë për këtë më shumë se sa mendoni. Siç thotë një fjalë e urtë popullore e Zen: “Ju duhet të meditoni për njëzet minuta çdo ditë – vetëm nëse ju jeni shumë të zënë. Atëherë ju duhet të meditoni për një orë. ”

2. Codeacademy

10-aplikacione-dhe-website-që-do-t'ju-ndryshojnë-jetën-business-mag

Kodimi është bërë aq i zakonshëm këto ditë sa që të kuptuarit e bazave të kodimit – të tilla si HTML, CSS, ose Javascript – është po aq standarde sa të dish se si të përdorësh Microsoft Powerpoint. Fati ynë që ekzistojne faqe të internetit të mëdha si Codeacademy që janë 100% falas dhe janë në gjendje që t’iu udhëzojnë për çdo hap – edhe nëqoftëse ju e filloni nga e para. Ato përfshijnë projekte praktike që mund t’iu ndihmojnë të ndërtoni atë që keni mësuar, dhe do t’ju japë reagime të menjëhershme për të korrigjuar gabimet tuaja.

3. Rype

10-aplikacione-dhe-website-që-do-t'ju-ndryshojnë-jetën-business-magA keni dëgjuar për Netflix? E pra, mendojeni këtë aplikacion si Netflix për mësimet e gjuhës. Rype ofron mësime të pakufizuara në spanjisht, klasa që mund t’i ndiqni në internet dhe mësime në video, për një tarifë të ulët për anëtarësim. Nëse ju keni dashur ndonjëherë të mësoni spanjisht për t’u rritur në karrierën tuaj, për të ndërtuar një marrëdhënie më të thellë me miqtë apo familjen, ose për qëllime udhëtimi, kjo është mundësia juaj.

4. F.lux

10-aplikacione-dhe-website-që-do-t'ju-ndryshojnë-jetën-business-mag

 

Nëse jeni si unë, atëherë ju me siguri kaloni shumicën e ditës tuaj duke parë në një ekran, qoftë kjo e desktop tuaj, tabletit, apo celularit. Tendosje e syve është një nga problemet më të zakonshme me të cilat përballemi dhe F.lux e ka zgjidhur këtë çështje. Ky aplikacion është pa pagesë dhe rregullon ndriçimin e ekranit tuaj, në varësi të kohës që ju e përcaktoni në preferenca. Thuaji lamtumirë syve të lodhur!

 

 

5. Scribd

10-aplikacione-dhe-website-që-do-t'ju-ndryshojnë-jetën-business-mag

I ngjashëm me Rype, Scribd është Netflix për Ebooks. Me një pagesë të thjeshtë mujore, ju mund të merrni dhe të lexoni libra sa të doni në bibliotekën e tyre, ku ata kanë qindra e mijëra në dispozicion.

 

 

6. TED

10-aplikacione-dhe-website-që-do-t'ju-ndryshojnë-jetën-business-magTED tërheq disa nga udhëheqësit më të mirë në të gjithë botën, nga Tony Robbins, Bill Gates apo refugjatë të Koresë së Veriut. Njerëz të vërtetë, histori të sipërmarrjes dhe njohuri të tyre i ndajnë me të gjithë. Gjëja më e mirë është se ju nuk keni nevojë për të paguar 5,000 $ për një biletë për të parë këto bisedime – ato janë të gjitha në dispozicion për ju për t’u parë në internet pa pagesë.

7. Quora

10-aplikacione-dhe-website-që-do-t'ju-ndryshojnë-jetën-business-mag

Keni patur ndonjëherë ndonjë pyetje për të cilën jeni kuriozë dhe doni të dini përgjigjen? Shanset janë që ju të gjeni edhe pyetjen edhe përgjigjen e pyetjes tuaj në Quora. Për shembull, nëse doni të dini si është të punosh në Facebook, dikush nga Facebook-u do t’ju japë përgjigjen. Sipërmarrësit mund ta përdoin atë si një vend për të tërhequr më shumë konsumatorë. Gjithashtu mund ta përdorin të gjithë ata të cilët duan të fitojnë audiencë.

 

8. Investopedia

10-aplikacione-dhe-website-që-do-t'ju-ndryshojnë-jetën-business-mag

Investopedia është “Fjalori më i mirë për investitorët.” Ky website është i dobishëm për të mësuar për financat, për të kuptuar si funksionojnë tregjet dhe për të zbuluar se si ju mund të kurseni më shumë para në fund të ditës.

 

 

 

9. Two Foods

10-aplikacione-dhe-website-që-do-t'ju-ndryshojnë-jetën-business-mag

Siç thotë dhe shprehja, “Ne jemi ajo që hamë.” Ne mund të vendosim për të kursyer para dhe për të ngrënë shëndetshëm duke pritur 30 minuta për të gatuar në shtëpi ose mund të kalojmë afër McDonalds. Kjo faqe e thjeshtë e internetit ju lejon të shkruani dy ushqime të ndryshme që ju jeni duke menduar, dhe ata do ju japin informacione ushqyese për çdo gjellë.

 

10. Wunderlist

10-aplikacione-dhe-website-që-do-t'ju-ndryshojnë-jetën-business-mag

Ky aplikacion ju lejon të krijoni lista si dhe të bëni dhe kategorizimin e tyre. Për shembull, unë kam një për biznesin tim, gjëra personale, librin tim të ardhshëm, qëllimet e mia, dhe të tjera.

 

 

 

Burimi: Shkruar nga Sean Kim dhe publikuar në lifehack.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0