Trajnim: “Zhvillimi i një strategjie të marketingut dhe marketingu dixhital”

Trajnim: “Zhvillimi i një strategjie të marketingut dhe marketingu dixhital”


Vjen për herë të parë më 2 Tetor 2019 trajnimi “Zhvillimi i një strategjie të marketingut dhe marketingu dixhital”.

Për t’u bërë pjesë e trajnimit, dërgoni një email në ceo@mentorofsuccess.com ose osmaniafrim@yahoo.com, ose mund të dergoni sms në +355 69 2020558.

Përshkrimi i Trajnimit

  • Kohëzgjatja e trajnimit: 1 muaj, i përbërë nga 8 seanca (2 herë në javë, të mërkurën dhe të premten, ora (19:00-21:00)
  • Trajnimi fillon në datën 20 shtator 2019.
  • Vendodhja: tek ETC (European Trade Center), pas piramidës.
  • Tarifa e trajnimit 199 euro – nëse pagesa kryhet menjëherë 180 Euro.
  •  Të gjithë pjesëmarrësit në trajnim do të pajisen me çertifikatë.

Objektivi:
1.Marketingu është mënyra më e fuqishme për të bërë të mundur takimin sa më të shpejtë, sasior hdhe cilësor, të produktit dhe shërbimit me konsumatorin.
2. Marketingu është influencë. Pse brandi nuk është i rëndësishëm vetëm për produktin dhe shërbimin, por edhe për njerëzit që i kryejnë këto produkte dhe shërbime?
3. Pse për të zhvilluar një produkt apo shërbim me sukses, na nevojitet një strategji marketingu e suksesshme. Strategjia e marketingut është një pjesë e rëndësishme e planit të biznesit.
4. Komunikimi dixhital dhe rëndësia e tij vendimtare, për një strategji marketingu të sukseshme.
5. Strategjia e marketingut dixhital, pjesë shumë e rëndësishme e strategjisë së marketingut.
6. Pse është gabim nëse fokusohemi vetëm te rrjetet sociale dhe nuk ndërtojmë një strategji të mirfilltë marketingu?
7. Krijimi dhe fuqizimi i faqes së web-it, është fillimi i duhur për një strategji marketingu.

Çdo njëri nga ju do mund të dhjetëfishojë pritshmëritë e tij!

Për kë është i përshtatshëm ky trajnim?

1. Për të gjithë studentët bachelor, të masterit
2. Profesionistët e të gjitha fushave
3. Menaxherët dhe punonjësit e të gjitha niveleve
4. Drejtuesit e bizneseve dhe punonjësit e administratës publike

Temat e Trajnimit:
Tema 1: Marketingu dhe rëndësia e tij në një sipërmarrje. Pse është rritur ndikimi i marketingut në tregjet e sotme? Kërcënimet që vijnë nga forcat e porterit dhe analiza sot. Pse marketingu është njëra nga dy shinat, mbi të cilat ecën treni i sipërmarrjes? Diferencimi, segmentizimi, specializimi, pozicionimi
Tema 2: Strategjia e marketingut. Komunikimi dixhital dhe marketingu dixhital si pjesë thelbësore e strategjisë së marketingut. Kërkim dhe strategji tregu. Content marketing, SEO & SEM (Search Engine Optimisation & Search Engine Marketing)
Tema 3: SMM ( Social Media Marketing ), Online PR ( Online Public Relations). Google analytics që ofron të gjitha mjetet e nevojshme që të nevojiten, për të njohur konsumatorin tënd. Njohja me elementët më të rëndësishëm të tij si : metrics, bounce rate, conversions, pagevieë.
Tema 4: Target Group – Si realizohet targetimi i audiencës dhe pse është shumë i rëndësishëm për suksesin e biznesit. Fokusimi në element të rëndësishëm të marketingut dixhital si : monitorimi i audiencës, krijimi i personave etj. MM – si maksimalizohet përdorimi i platformave të tilla si; facebook, instagram, linkedin, twitter. Si realizohet Social Media Marketing nëpërmjet facebook ads, instagram ads, linkedin ads etj.
Tema 5: SEM – Search Engine Marketing, çfarë është dhe si funksionon. Si mundemi ne të promovojmë biznesin tonë nëpërmjet SEM, si Google. emarketing – si një ndër mënyrat për tu lidhur me njerëz, të cilët kanë patur një herë ndërveprim me website, apo aplikacionin tënd? o të trajtohen elementët që remarketing përdor si : broëser cookies, mobile user ID dhe kanalet që përdoren si : Facebook, Instagram, Linkedin, Twitter.
Tema 6: SEO – Si të renditemi të parët në mënyrë organikenë Seearch engine,s, . Key words, meta title, meta decription, social media, becklinks,etj.
Landing Page – Nëse dum të kemi sukses duhet që landing page e jona, të arrijë të tërheq vëmendjen.
Ecomerce – Si një realitet gjithnjë e më shumë present në strategjinë dixhitale të marketingut. Element të tillë si : PPC, affiliate, marketing, content marketing, kuptimi siç duhet i tyre na bënë të kuptojmë shumë mirë ecommerce.

Metodologjia:

Sjellja e shembujve të kompanive të suksesshme perëndimore, që kanë përdorur strategjitë e duhura të marketingut. Temat do të jenë interaktive dhe do t’i jepet mundësia të gjithë të trajnuarve që jo vetë të pyesin, por edhe të marrin pjesë në situata të krijuara artificialisht, për të iniciuar zgjidhjet e duhura, për të iniciuar zgjidhjet e duhura, në rastet reale që i ndodhin kompanive.

Trajnues: Afrim Osmani, Amir Esmaeilakhtar, Tomi Kallanxhi

Afrim Osmani, MBA-Ing
⦁ Lektor në lëndët: Menaxhim Biznesi, Menaxhim i Burimeve Njerëzore dhe Menaxhim i Inovacioneve, në Kolegjin Universitar “Luarasi”
⦁ Drejtor i Qendrës së parë të Biznesit në Shqipëri – VEVE Business Center
⦁ Bashkethemelues i Studios Tirana immobiliare
⦁ Krijues & CEO i Tirana Solar Energy, kompani që zhvillon aktivitetin në fushën Energjisë diellore.
⦁ Krijues dhe drejtues i programit në Radio Tirana “Mentori i Suksesit”

Ing. Amir Esmaeilakhtar
⦁ Lektor në Universitetin “Marin Barleti”, ne Teknologji Informacioni
⦁ Ekspert i Marketingut dixhital
⦁ Sipërmarrës në fushen e marketingut dixhital

Ing. Tomi Kallanxhi
⦁ Zhvillues kompjuteri dhe ekspert i marketingut dixhital
⦁ Krijues dhe CEO i kompanise Shpi.al
⦁ CEO i Big media marketing

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0