1 Qershor, hapin dyert çerdhet dhe kopshtet. Ja cilat janë kriteret e stafit dhe prindërve - Business Magazine Albania

1 Qershor, hapin dyert çerdhet dhe kopshtet. Ja cilat janë kriteret e stafit dhe prindërve

çerdhet dhe kopshtet

Urdhri dhe protokollet e sigurisë për hapjen e çerdheve dhe kopshteve më 1 Qershor janë firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Sipas këtij urdhri, prindërit nuk lejohen të futen në ambientet e brendshme. Ata duhet të raportojnë çdo ditë nëse fëmijët kanë patur ose jo temperaturë në shtëpi.

Fëmijëve të vegjël, do t’u matet temperatura sapo të mbërrijnë në çerdhe apo në kopesh.

Në rast shqetësimi apo rritje temperature, prindërit duhet të paraqiten për të marrë fëmijët në shtëpi.

Lexoni rregullat e mëposhtme

– Fëmija shoqërohet nga njëri prind, i cili qëndron jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1.5 m nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën tek personeli i çerdhes/kopështit.

– Gjithmonë fëmija të pritet dhe shoqërohet brenda institucionit nga një edukatore, e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit/çerdhes.

– Drejtuesi i institucionit duhet të caktojë një person, i cili në momentin kur fëmija hyn në institucion të kryejë çdo ditë:

– Matjen e temperaturës me termometër digjital.

– Pastrimin e duarve të fëmijes me solucionin higjenizues në momentin që hyn në çerdhe/kopësht”, thekson protokolli i sigurisë.

MASAT NDAJ COVID-19 QË DUHET TË NDËRMARRIN INSTITUCIONET E KOPSHTEVE DHE ÇERDHEVE

PËR FËMIJËT E KOPSHTEVE DHE ÇERDHEVE

A – Sjellja dhe marrja e fëmijëve nga institucioni (çerdhe, kopësht)

– Orari për sjelljen dhe marrjen e fëmijëve në këto institucione rregullohet sipas një grafiku të hartuar nga drejt e institucionit dhe të monitoruar nga edukatoret.

– Në hyrje dhe në dalje të institucionit të vendoset një higjenizues për duart në trajtë solucioni

me përmbajtje aktive të alkoolit 60% i cili duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm, në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur vijnë dhe kur ikin.

– Prindërit duhet të sjellin dhe marrin fëmijët duke respektuar me përpikmëri në orarin e përcaktuar.

– Fëmija shoqërohet nga njëri prind, i cili qëndron jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1.5 m nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën tek personeli i çerdhes/ kopështit.

– Gjithmonë fëmija të pritet dhe shoqërohet brenda institucionit nga një edukatore e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit/çerdhes.

– Drejtuesi i institucionit duhet të caktojë një person i cili në momentin kur fëmija hyn në institucion të kryejë çdo ditë:

– Matjen e temperaturës me termometër digjital.

– Pastrimin e duarve të fëmijes me solucionin higjenizues në momentin që hyn në çerdhe/kopësht.

– Nëse është e mundur të vendosen vaska me solucion dezinfektues me bazë klori aktiv, për dezifektimin e shuajve të këpucëve përpara hyrjes në ambientet e brendshme të çerdhes/kopështit.

– Fëmija lejohet të hyjë dhe të dalë nga institucioni vetëm në mbërritje dhe në ikje.

– Rekomandohet që sjellja apo marrja e fëmijëve nga çerdhja/kopështi të bëhet nga prindi dhe jo nga gjyshërit.

– Dera e institucionit do të qëndrojë e mbyllur gjatë kohës që fëmijët janë brenda, ndërsa dritaret e sallave të hapen herë pas here për të lejuar ajrosjen e nevojshme brenda tyre. Ambjenti duhet te jete i ajrosur gjatë gjithë kohës.

– Në rast se fëmija shfaq temperaturë, prindi duhet të informojë menjëherë edukatoren dhe të mbajë fëmijën në shtëpi.

– Nëse fëmija shfaq temperaturë apo shenja të tjera të shëndetit jo të mire, njoftohet prindi që të paraqitet për të marrë fëmijën sa më pare nga ambjentet e kopshtit/çerdhes.

B – Strategjitë e distancimit shoqëror gjatë qëndrimit në kopësht/çerdhe

– Rekomandohet shfrytëzimi maksimal i ambienteve të institucionit, për të ruajtur distancimin fizik në grupet me numër të madh të fëmijëve.

– Fëmijet e një grupi duhet të qëndrojnë në të njëjtën sallë/dhomë çdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.

– Rekomandohet të mos kryhet asnjë aktivitet jashtë ambienteve të kopshtit.

– Gjatë procesit mësimor, edukatoret qëndrojnë duke respektuar distancën dhe rekomandohet të përpiqen t’i vendosin fëmijët në distancë nga njëri tjetri (p.sh. rreth një tavolinë me 10 karrige ulen 5 fëmijë).

– Të merren masat e nevojshme që femijët të mos ndihmojnë në perhapjen e transmetimit të virusit duke:

– Mbajtur secilin grup fëmijësh në një dhomë/sallë të veçantë.

– Kufizuar përzierjen e fëmijëve midis grupeve, në kohën që ata kryejnë aktivitete te tilla si lojra ne oborr, duke hartuar një grafik sipas grupeve për këto aktivitete.

– Lojrat me njëri tjetrin, apo aktivitete të tjera, duhet të organizohen në mënyrë që të respektohet gjithmonë brenda mundësive distancimi fizik midis fëmijëve.

– Në kohën e gjumit të shfrytëzohet hapësira e dhomës maksimalisht duke i vendosur fëmijët larg nga njëri tjetrit.

– Rekomandohet të mos organizohen festa ditëlindjesh të fëmijëve në kopësht.

Kujdesi në mjediset e kopështit/çerdhes

 

A – Kujdesi për higjienën

– Fëmijët duhet të ndërgjegjësohen për rëndësinë që ka distancimi fizik dhe higjiena personale në ambientet brenda dhe jashtë institucionit, nëpërmjet mesazheve të dhëna nga edukatorja.

– Fëmijëve duhet tu flitet në mënyrë të vazhdueshme për COVID-19, rregullat e higjienës, larjen e duarve, mënyrën e duhur të kollitjes dhe teshtitjes.

– Të vendosen postera të veçantë për mënyrën e larjes së duarve.

– Në ambientet e institucionit të afishohen postera mbi masat e parandalimit të infektimit me

COVID-19, higjenën respiratore dhe atë personale si dhe rregullat për distancimin fizik, të dizenjuara në mënyrë sa më të thjeshtë dhe të kuptueshme nga fëmijët.

– Çdo fëmijë duhet të nxitet të lajë duart pas çdo veprimi që mund të përbëjë rrezik për përhapjen e virusit: prekja e hundës, syve, gojës etj.

– Duhet të sigurohen: uji i rrjedhshëm, sapuni i lëngët, letra për fshirjen e duarve dhe xheli me përmbajtje alkooli 60%, në ambientet e institucionit.

– Të kryhet dezinfektimi i çdo dhome, çdo ditë. Pas largimit të fëmijëve, të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lënde dezinfektuese.

– Në fund të çdo dite duhet të kryhet edhe dezinfektimi i mjediseve të përbashkëta.

Pastrimi dhe dezinfektimi i lodrave

– Lodrat të cilat nuk mund të dezinfektohen nuk duhet të përdoren.

– Lodrat apo objektet që futen në gojë dhe që janë të ndotur me sekrecione duhet të largohen dhe të mos përdoren deri sa të dezinfektohen.

– Lodrat prej rrobe që mund të lahen në lavanderi duhet të përdoren vetëm nga një fëmijë dhe më pas të lahen, përpara se të përdoren nga një fëmijë tjetër.

– Lodrat apo mjetet didaktike nuk duhet të kalohen nga një grup (klasë) në tjetrën pa i larë më parë apo dezinfektuar ato.

– Librat e fëmijëve, si dhe materialet e tjera me bazë letre, si letra, zarf, revista, dosje nuk konsiderohen se përbëjnë një rrezik të lartë për transmetim dhe nuk kanë nevojë për procedura shtesë të pastrimit ose dezinfektimit. Kujdesi për foshnjat dhe fëmijët e vegjël

– Ndërrimi i pampersit

– Kur ndërrohet një fëmijë, më parë duhen larë duart, më pas duhen përdorur doreza për të vijuar me ndërrimin.

B – Për Edukatorët

– Stafi mjekësor i institucionit ose personeli i institucionit i caktuar nga drejtuesi dhe i trajnuar për veprimet e mëposhtme, kryen për çdo fëmijë procedurën si vijon:

– Mat temperaturën me termometër digjital për të gjithë fëmijët si edhe për të gjithë stafin e kopshtit/çerdhes.

– Spërkat dezinfektues me me përmbajtje alkooli 60% në duart e fëmijëve dhe të stafit.

– Vëren gjëndjen shëndetësore të fëmijëve si edhe ruajtjen e masave higjeno-sanitare prej tyre.

– Gjatë kohë qe edukatorja qëndron me fëmijët duhet të përpiqet të respektojë distancimin social duke i orientuar ata në vendet ku duhet të qëndrojnë.

C – Për personelin ndihmës

– Drejtuesi i institucionit duhet të hartojë një grafik me oraret për pastimin dhe dezifektimin e institucionit.

– Rekomandohet pastrimi në mënyrë rutinë i sipërfaqeve dhe objekteve të cilat preken më shpesh nga fëmijët, veçanërisht lodrat, karriget, tavolinat, kutitë e lodrave, etj.

– Pastrimi i ketyre objekteve nuk duhet kryer në prani të fëmijëve në dhomë/ambient.

– Korridoret dhe tualetet pastrohen dhe dezifektohen rregullisht sipas një grafiku.

– Sanitaret të mbajnë gjatë gjithë orarit të punës maskën, dorezat.

– Largimi nga institucioni bëhet pas përfundimit të pastrimit dhe dezifektimit të çdo ambienti të tij.

– Kryhen të gjitha detyrat duke respektuar distancimin social me fëmijët dhe edukatorët dhe stafin.

Përgatitja e ushqimit dhe shërbimi i tij

A – Punonjësit e kuzhinës

– Personeli që përgatit ushqimin duhet të mbajë gjithmonë maskë.

– Personeli duhet të lajë gjithmonë duart para, gjatë dhe pas mbarimit të përgatitjes së ushqimit.

– Mjetet dhe sipërfaqet që përdoren për përgatitjen e ushqimit duhet të lahen para dhe pas përdorimit të tyre.

– Lavamanet që perdoren për larjen dhe përgatitjen e ushqimit nuk duhet të përdoren për asgjë tjetër.

– Mjedisi ku kryhet ushqyerja e fëmijëve duhet të pastrohet dhe dezinfektohet para dhe pas ngrënies së çdo grupi të fëmijëve.

– Edukatoret duhet të sigurohen që femijët t’i lajnë duart gjithmonë para dhe pas ngrënies, ose t’u pastrohen herë pas here (për fëmijët e çerdheve).

– Edukatoret duhet t’i lajnë duart gjithmonë para përgatitjes së ushqimit si dhe pasi i ndihmojnë fëmijët për të ngrënë.

PËR PRINDIN

– Nënshkruan ose konfirmon në rrugë elektronike, tek edukatorja, këtë rregullore.

– Plotëson formularin e vetëdeklarimit ditor me përgjegjësi për gjëndjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të edukatores.

– Në rast nevoje për komunikim me edukatoren apo drejtuesin përdoret vetëm komunikimi elektronik.

Lexo: Rregullin 3 minutësh që prindërit duhet ta ndjekin

– Në rastet e shoqërimit të fëmijës në institucion, prindi nuk duhet të hyjë në mjediset e brendshme për asnjë arsye.

– Prindi duhet të deklarojë nëse ka patur kontakt me persona të prekur me COVID-19 në familje apo në ambjentet e punës.

– Në rast se fëmija shfaq temperaturë apo simptoma të tjera të shëndetit jo të mirë, prindi duhet të paraqitet menjëhere për të marrë fëmijën.

PËR DREJTUESIT

– Të sigurojnë pajisjen e stafit me mjetet mbrojtëse, si: maska, doreza, solucione dezinfektuese.

– Për çdo fëmijë i cili paraqet probleme shëndetësore si rritje të temperatures, të konstatuar në ambjentet e institucionit apo të njoftuar nga prindi, ka patur kontakt me dikë të prekur me

COVID-19, si dhe nëse prindi përkatës është i sëmurë, apo ka patur kontakte me persona të prekur nga COVID-19, drejtuesi lajmëron menjëherë Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor

(NJ.V.K.SH) dhe strukturën përkatëse për këtë njësi.

– Për çdo edukatore apo personel tjetër të institucionit, i cili paraqet probleme shëndetësore, si psh. rritje të temperaturës, etj., apo ka njoftim se ka patur kontakt me dikë të prekur me COVID19, drejtuesi lajmëron menjëherë Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJ.V.K.SH) dhe strukturën përkatëse në këtë njësi.

(Shënim: Ky udhëzues mund të ndryshojë në varësi të nevojave të lidhura direkt me ndryshimin e situatës epidemiologjike në vend)

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0