Lexoni: 6 mësime që ky themelues mori nga një fshat Indian, nga të cilat mund të mësoni dhe ju
Përpjekjet e tyre kaluan rekordin e mëparshëm të shtetit Uttar Pradesh, kur 800,000 pjesëmarrës kishin mbjellë 50 milionë pemë në vetëm një ditë në Korrik të vitit 2016.
Shivraj Singh Chouhan, kryeministri i Madhya Pradesh, mburret me arritjen duke thënë: “Unë jam jashtëzakonisht krenar që ndaj me ju lajmin se banorët e Madhya Pradesh kanë mbjellë me sukses 66 milionë fidanë pemë”.
Ngjarja masive e mbjelljes së këtyre fidanëve kishte për qëllim të rriste ndërgjegjësimin për planin “të bëjmë përsëri gjelbërimin e Indisë”. Në konferencën e ndryshimeve klimatike në Paris, India premtoi të rrisë sipërfaqen e pyjeve në 95 milionë hektarë deri në vitin 2030 dhe po investon 6.2 miliardë dollarë në këtë përpjekje.
Lexoni: Punonjësja e Google thyen rekordin për llogaritjen e shifrave të PI
“Unë jam shumë i lumtur për të gjithë ata që po mbjellin pemë sot”, shtoi Chouhan. “Ne do të kontribuojmë ndjeshëm në ruajtjen e natyrës. Duke marrë pjesë në një plantacion, njerëzit po kontribuojnë në iniciativat e ndryshimeve klimatike dhe ruajtjen e mjedisit”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto