Punonjësja e Google thyen rekordin për llogaritjen e shifrave të pi

Punonjësja e Google thyen rekordin për llogaritjen e shifrave të PI


Një punonjëse e Google nga Japonia ka vendosur një rekord të ri botëror për llogaritjen e PI (Numri π përkufizohet si raport i perimetrit të një rrethi me diametrin e tij. Vlera e tij e përafërsisht është 3.14). Emma Haruka Iwao, e cila merret me zhvillimin e website në Google, llogariti PI me 31,415,926,535,897 shifra, duke mundur rekordin e mëparshëm në vitin 2016 me vetëm 22,459,157,718,361 shifra.      

Edhe pse ajo po përdorte të njëjtin program y-cruncher për të llogaritur PI, avantazhi i saj ishte tek përdorimi i motorit kompjuterik nga Google bazuar në cloud.

Lexoni: Kreu i ri i Google: “Do të përfitojmë më shumë të ardhura nga cloud computing se nga reklamat

31 miliardë shifrat e PI morën 121 ditë dhe 25 makina llogaritëse virtuale për tu llogaritur. Ndërsa Peter Trueb, iu deshën vetëm 105 ditë për të përfunduar llogaritjen e rekordit të mëparshëm.

Për CNN ajo ka thënë se kjo ishte “ëndrra e fëmijërisë, një ëndërr e gjatë, për të thyer rekordin botëror për PI”.

Lexoni: Një komandë e re në Google ju tregon nëse fjalëkalimi juaj është i pasigurtë

NASA përdor rreth 15 shifra të PI për të dërguar anije kozmike në hapësirë, dhe për matjen e dallueshme të perimetrit të Universit me preçizionin e vetëm një atomi, llogariten vetëm 40 shifra.

Ndërkohë, Google ka fituar titullin e Guinness World Records.

(Simboli π u vendos në vitin 1706 nga matematikani anglez William Jones (lexo : Uilliam Xhons) si gërma e parë fjalës greke περίμετρος (perimetros), domethënë përmasa përqark ose përreth. Gjatë historisë së matematikës janë bërë përpjekje të shumta për ta kuptuar më mirë natyrën e këtij numri. Përdorimi i tij njihet që nga antikiteti dhe nuk e ka humbur asnjëherë rëndësinë e tij. Përkundrazi, shumë formula nga matematika, (analiza matematiketrigonometriastereometria, etj) apo fizika dhe inxhinieria përmbajnë numrin π. Koncepti i tij është sa i thjeshtë, aq edhe interesant.

“Të eksplorosh π, është njësoj si të eksplorosh Universin” (David Chudnovsky).

/TheVerge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk ndërton ëndrrën tënde, dikush tjetër do të të punësojë për të ndërtuar të tijën.”
— Tony Gaskins
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0