Përditësuar së fundmi: 19/05/2017

BE gjobit Facebook me 110 milionë euro

nga Neada Muçaj
Maj 19, 2017

Bashkimi Europian ka gjobitur Facebook me 110 milionë euro (165 milionë dollarë) për dhënie të informacioneve të pasakta rreth blerjes së aplikacionit WhatsApp në vitin 2014.

Duke e quajtur një “gjobë proporcionale dhe parandaluese”, Komisioni Europian, i cili vepron si vëzhgues i konkurrencës në BE, tha se Facebook nuk kishte mundur të krijonte përputhshmëri automatike midis llogarive të përdoruesve në Facebook dhe llogarive të përdoruesve në WhatsApp, por dy vite më vonë filloi një shërbim që bëri pikërisht atë.

Facebook bleu WhatsApp, i cili tani ka më shumë se 1 miliardë përdorues në më shumë se 180 vende, për 22 miliardë dollarë në vitin 2014.

Komisioni vlerëson se kjo proçedurë teknike ishte e mundur dhe në 2014 dhe stafi i Facebook ishte në dijeni të kësaj.

Facebook përmes një deklarate tha se gabimi i bërë në 2014-tën nuk ishte i qëllimshëm.

/AFR.com

Evente

Samiti Global i PR në Beograd

Qershor 1, 2017
9 AM - 5 PM

Innovate your way out 2017!

Qershor 2, 2017
10 AM - 2 PM

SAMITI GLOBAL I GRUAS

Qershor 3, 2017
9 AM/6PM

ICT Youth Camp

Qershor 5, 2017
në orën 10:00 - 8 Qershor në orën 13:00

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00