Zyrtarizohet blerja e Fitbit nga Google, 2.1 miliardë dollarë për liderin e orëve inteligjente - Business Magazine Albania

Zyrtarizohet blerja e Fitbit nga Google, 2.1 miliardë dollarë për liderin e orëve inteligjente

Menjëherë pas akuzave dhe kritikave në lidhje me blerjen e Fitbit, Google lajmëroi finalizimin e marrëveshjes. Përdorimi i informacioneve të Fitbit nga Google është parë si shqetësim kryesor nga autoritete rregullatorë në mbarë botën.  Google ka insistuar vazhdimisht se blerja është bërë për harduerin dhe informacionin që posedon Fitbit. Kompania synon të konkurrojë me Apple për industrinë e fitnesit dhe të orave elektronike si Apple Watch.

Marrëveshja me vlerë 2.1 miliardë dollarë u finalizua vetëm pasi Google pranoi shumë prej kërkesave të Bashkimit Evropian. Si pjesë e marrëveshjes Google nuk do të përdor të dhënat e Fitbit për reklamim për 10 vitet e ardhshme, ndërsa Komisionit Evropian ka të drejtë ta shtyjë këtë afat edhe me 10 vite të tjera. Google gjithashtu pranoi që të ofronte akses ndaj palëve të treta në API e Android për të ruajtur konkurrencën. Sipas marrëveshjes. Ndërkaq, Fitbit deklaroi se kompania do ta trajtojë privatësinë dhe sigurinë e klientëve seriozisht dhe të dhënat e grumbulluara nuk do të përdoren për reklamat e Google.

LEXO: Bashkimi Evropian hetime kompanisë amerikane Google

Nga ana tjetër softueri i Google do të ndihmojë produktet e Fitbit të bëhen më inteligjentë si dhe të integrohen më mirë me Android. Blerja e Fitbit nuk është investimi i vetëm i fundit i kompanisë pasi shpenzoi 40 milionë dollarë për Fossil në 2015. Fitbit është themeluar në 2007 dhe shpejt u shndërrua në liderin e gjurmuesve për fitnes. Fitbit-i ishte një nga kompanitë e para që tregtoi pajisje që mbarten në trup, për të monitoruar aktivitetet fizike, rrahjet e zemrës, cilësinë e gjumit, si dhe një sërë faktorësh të tjerë. Kompania Fitbit ka mbi 28 milionë përdorues aktivë, si dhe mbi 100 milionë pajisje të shitur.

GSMARENA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0