Bashkimi Evropian hetime kompanisë amerikane Google - Business Magazine Albania

Bashkimi Evropian hetime kompanisë amerikane Google

Zyrtarët e Bashkimit Evropian për mekanizmat rregullatorë kundër monopoleve njoftuan të martën se do të fillojnë një hetim ndaj planeve të kompanisë Google për të blerë kompaninë Fitbit. Gjigandi amerikan i teknologjisë Google, entitet në pronësi të kompanisë Alphabet, shpreson të hyjë në tregun e teknologjisë që mbartet në trup, nëpërmjet blerjes së kompanisë Fitbit, me rreth 2.1 miliardë dollarë. Kompania Fitbit prodhon paisje inteligjente që mbahen si ora e dorës. Një sërë grupesh që mbrojnë privatësinë dhe të drejtat e konsumatorëve duan ta bllokojnë këtë shitje për shkak të shqetësimeve anti-monopol dhe të privatësisë.

Bashkimi Evropian dhe disa entitete të tjera thonë se janë të shqetësuar se kjo blerje do të rriste nivelit e të dhënave tek të cilat ka qasje kompania Google, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për kompanitë e tjera të konkurrojnë me efikasitet në hapësirën e reklamimit në internet. Komisioni ekzekutiv i BE-së deklaroi se “transaksioni i propozuar do të konsolidonte më tej pozitën e kompanisë Google në tregjet e reklamave në internet , duke rritur sasinë, tashmë të pamatë të të dhënave që kompania Google mund të përdorë për të personalizuar reklamat që dërgon dhe që shfaq”.

Komisionerja e BE-së për konkurrencën, Margrethe Vestager, shtoi se “hetimi synon të sigurohemi se kontrolli i kompanisë Google mbi të dhënat e mbledhura nga pajisjet që mbarten në trup si rezultat i këtij transaksioni, nuk do të prishin konkurrencën”. Zëvendës presidenti kryesor i kompanisë Google, për pajisjet dhe shërbimet, Rick Osterloh, reagoi duke thënë se “kjo marrëveshje do të ketë të bëjë me pajisje dhe jo të dhëna”, si dhe shtoi se “e kemi bërë të qartë që në fillim se nuk do të përdorim të dhënat e shëndetit dhe mirëqenies së Fitbit-it për reklamat e Google-it”.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian për zbatimin e rregullave kundër monopolit thanë se nuk mjafton thjesht ky premtim. Fitbit-i ishte një nga kompanitë e para që tregtoi pajisje që mbarten në trup, për të monitoruar aktivitetet fizike, rrahjet e zemrës, cilësinë e gjumit, si dhe një sërë faktorësh të tjerë. Kompania Fitbit ka mbi 28 milionë përdorues aktivë, si dhe mbi 100 milionë pajisje të shitura.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0