Zvicër, probleme me Credit Suisse - Business Magazine Albania

Zvicër, probleme me Credit Suisse

Banka zviceriane Credit Suisse ka bërë të ditur se do të marrë hua rreth 50 miliardë franga zviceriane nga banka qendrore e vendit për të mbështeur financat e saj. Gjigandi bankar që tashmë ndodhet në telashe është shprehur se po vepronte në mënyrë të vendosur për të fuqizuar dhe thjeshtuar biznesin e tij.

Vlera e aksioneve në Credit Suisse ra me 24 përqind të mërkurën pasi banka bëri të ditur se kishte gjetur dobësi në raportimin e saj financiar.

Banka kombëtare zviceriane, e cila është banka qendrore në vend, këmbënguli se Credit Suisse i kishte paratë që i nevojiteshin, megjithatë theksoi se ishte e gatshme të ndërhynte dhe të ndihmonte më tej, nëse ishte e nevojshme.

Frika për një krizë më të gjerë bankare është pasqyruar në tregjet botërore. Në Azi vlera e aksioenve ka rënë ndjeshëm.  Indeksi japonez Nikkei 225 ra me 1.1 përqiond, ndërsa vlera e aksioneve bankare në tregjet e Hong Kongut dhe Sidneit ranë  me më shumë se 1.5 përqind.  Indeksi Shanghai Composite humbi me 0.5 përqind.

Megjithatë, sipas “The guardian” pas njoftimit për marrjen hua nga banka qendrore, aksionet e Credit Suisse  shënuan një rritje prej 32  përqind mëngjesin e kësaj të enjteje.  Kjo bëri që indekset kryesore të tregjeve  në Londër, Frankufurt  dhe Paris të hapeshin me një rritje prej 1.7 përqind.

Problemet në sektorin bankar dolën në pah javën e shkuar në SHBA, me falimentimin e Silicon Valley Bank, që është huadhënësi i 16-të më i madh i vendit. Dy ditë më pas u mbyll edhe Signature Bank e Nju Jorkut.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0