Zineb Layachi, folëse në konferencën AllWeb - Business Magazine Albania

Zineb Layachi, folëse në konferencën AllWeb

AllWeb

Zineb Layachi është folëse në konferencën AllWeb që do të mbahet me 2 Nëntor në Tiranë. Layachi është një nga personalitetet më të njohura në fushën e marketingut, shitjeve dhe eksperte në çështjet e eksperiencave të konsumatorit dhe marketingut. Ajo është trajnere në fushën e lidershipit dhe komunikimit.

Ndihmon sipërmarrësit e rinj, të cilët duan t’i prezantojnë idetë e tyre në mënyrën më efikase të mundshme tek investitorët. Gjithashtu, është bashkëthemeluese e “PitchSLAP”, një biznes, i cili jep udhëzime për startup-et e teknologjisë për t’u siguruar që bizneset e mira të mos mbeten të pafinancuara, vetëm sepse ata bëjnë një prezantim të keq të idesë së tyre.

Motoja e Zineb është “Fillo atëherë kur nuk ndihesh gati” dhe ajo i sugjeron çdo kompanie që t’u kushtojnë vëmendjen maksimale klientëve të tyre. Në fund të fundit, njerëzit blejnë nga njerëzit.

Layachi është autore e podcaste-ve, ndërsa ofron njohuritë e saj për sipërmarrës kudo në botë, që duan të rrisin efektivitetin e shitjeve dhe të krijojnë fushata marketing, të cilat krijojnë një lidhje më të fortë mes klientëve dhe markës.

Rezervoni biletën tuaj Early Bird për vetëm 100 Euro.

Ajo është themeluese e projektit “Raise the Runway”, ku jep këshilla për sipërmarrësit si të përmirësojnë komunikimin e produktit të tyre dhe t’u japë vetëbesim, që të zotërojnë përmbajtjen e mesazheve të tyre.

Me origjinë nga Maroku, ajo ka jetuar në SHBA dhe Spanjë, duke punuar me sipërmarrës dhe kompani nga mbarë bota. Aktualisht jeton në Barcelonë.

Nxitoni të rezervoni biletën tuaj Early Bird për vetëm 100 Euro.

AllWeb i tejkalon pritshmëritë, duke ndikuar në skenën shqiptare të biznesit digjital, marketingut dhe Inovacionit me përmbajtje cilësore të ofruar nga folës nga skena Ndërkombëtare/Rajonale dhe vendase. Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb (Maqedoni & Shqiperi), janë ngjitur më shumë se 100 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si: Google, The Coca-Cola, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann, Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me. Disa prej folësve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe do të shpallen në web faqen e posaçme për eventin në Shqipëri: www.allweb.al

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me programin Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Konkresit Kombëtar të Rinisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0