Zhvillohet konferenca “Rritja e pjesëmarrjes së SME-ve në programet e Bashkimit Europian" - Business Magazine Albania

Zhvillohet konferenca “Rritja e pjesëmarrjes së SME-ve në programet e Bashkimit Europian”


“Rritja e pjesëmarrjes së SME-ve në programet e Bashkimit Europian, COSME dhe Horizont 2020, si dhe bashkëpunimi Qeveri-Akademi-Biznes” ishte tema e konferencës të organizuar në datë 27 shkurt 2017 nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë & Sipërmarrjes, Ministria e Arsimit & Sportit, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të investimeve (AIDA), Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor & Inovacionit (AKKSHI) dhe Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve- Albania (EEN-Albania), me mbështetjen e Projektit të Asistencës Teknike për Programet Europiane.

Në këtë konferencë, Znjsh. Migena Muslli, si përfaqësuese e AIDA-s, u ndal veçanërisht tek Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve dhe mundësia që ky rrjet u jep SME-ve për të bashkëpunuar dhe shkëmbyer eksperiencat e tyre.

AIDA kryeson konsorciumin e Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve për Shqipërinë (EEN-Albania), i cili ka si qëllim të rrisë bashkëpunimin mes bizneseve, bashkëpunimin teknologjik dhe atë kërkimor, si dhe përfshirjen e institucioneve të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal.

EEN Albania është një mundësi e shkëlqyer për SME-të shqiptare për të gjetur partnerë strategjikë, përfshirë partnerë për trasferim teknologjie dhe inovacion, si dhe zgjerimin në tregje të reja.

burimi: AIDA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0