Zhvillimi i këtyre 5 zakoneve do t'ju bëjë një udhëheqës për punonjësit - Business Magazine Albania

Zhvillimi i këtyre 5 zakoneve do t’ju bëjë një udhëheqës për punonjësit

Të rritesh si një udhëheqës do të thotë të kesh një ndikim në rritjen e performancës, lumturisë dhe jetën e punonjësve. Por, jo të gjithë arrinë të jenë udhëheqës të denjë për punonjësit e tyre.

Hulumtimet tregojnë se 70% e angazhimit të punonjësve mund t’u atribuohet drejtuesve ose udhëheqësve, por vetëm 30% e punonjësve janë të angazhuar në punë. Pra, dikush nuk po e bën punën e tij.

Çfarë të bën një udhëheqës të mirë?

  1. Krijo kuptim.

Nxitja e kuptimit është ajo çfarë i motivon punonjësit, duke i inkurajuar ata. Ju mund t’i ndihmoni të bëhen një version më i mirë i vetes.

  1. Kujdesi me vetëdije.

Sipas një studimi, shumica e punonjësve pohojnë se shefi nuk interesohet mjaftueshëm për ta. Administroni me kujdes shpërblimet dhe njohjen, duke iu përshtatur preferencave të punonjësve për mënyrën se si ata pëlqejnë të shpërblehen, të sigurohen që punonjësit të kenë plane të forta të rritjes personale dhe zhvillimit dhe të tregojnë respekt për ta.

3. Vendosni dhe komunikoni vendimet.

Asgjë nuk është më dërrmuese për një organizatë, sesa një udhëheqës që nuk mund apo nuk do të komunikojë apo bashkëbisedojë vendime. Qartësia organizative fillon me një udhëheqës që jo vetëm vendos, por investon edhe kohën për të mbikomunikuar vendimet.

  1. Vendosni një vizion dhe lidhni pikat.

Është thelbësore që udhëheqësit të vendosin një vizion bindës dhe frymëzues që i përqendron punonjësit dhe inkurajon shpenzimin e energjisë së tyre aty ku duhet. Ai duhet të jetë një vizion i bazuar në objektivat strategjike dhe vlerat e kompanisë. Kur vendosni një vizion të tillë, punonjësit shfaqen me bindje dhe janë të apasionuar pas ndërtimit të diçkaje së bashku. Në mungesë të një vizioni bindës, punonjësit mund të lëkunden. Është po aq e rëndësishme që vizioni të komunikohet në mënyrë të vazhdueshme dhe që udhëheqësi të ndihmojë çdo punonjës të kuptojë se cili është roli i tyre unik në dhënien e vizionit.

  1. Praktikoni “intensitetin e relaksuar”.

Kjo do të thotë të kesh një ekuilibër shumë të qëllimshëm të seriozitetit dhe angazhimit që duhet për të fituar baza të qëndrueshme të punës suaj.  Prandaj, vendosni një rrugë të qartë për ndërtimin e këtyre zakoneve në rutinën tuaj të përditshme të udhëheqjes.

inc.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0