Zhdukja misterioze e Jack Ma, Alibaba dhe Kina përplasen kokë më kokë - Business Magazine Albania

Zhdukja misterioze e Jack Ma, Alibaba dhe Kina përplasen kokë më kokë

Mediat ndërkombëtare kanë hedhur dyshimet së fundmi se lideri dhe themeluesi i gjigandit Alibaba, Jack Ma është zhdukur. Ma, i cili është deri më tani personi më i pasur në Kinë prej dy muajsh nuk është parë në publik. Nga ana tjetër, biznesmeni është zëvendësuar si anëtar jurie në talent show-n afrikan që themeloi më parë. Kohët e fundit, Jack kritikoi qeverinë kineze për politikat e saj bankare dhe vendimin e saj për të ndërhyrë në perandorinë e tij.

Autoritete kineze nisën në nëntor një hetim për atë që quhet Amazoni Kinez, për shkak të transaksioneve dhe veprimeve financiare të dyshimta nga ana e kompanisë. Nga ana e grupit drejtues të Alibaba kjo u pa si një hap i qeverisë kineze për të “futur duart” në gjigandin e-commerce.

Ndërmjet viteve 2016 dhe 2017 u zhdukën disa miliarderë kinezë. Disa nuk u paraqitën kurrë dhe dyshohet se bashkëshortet, të dashurat ose rivalët e biznesit luajtën një rol në zhdukjen e tyre. Megjithatë, disa u shfaqën përsëri, duke thënë se ata “po ndihmonin autoritetet”. Kjo periudhë përkoi me fushatën kineze anti-korrupsion dhe hetimin kundër Alibaba dhe Ant Financial për shkak të monopolit dhe ndikimit jo proporcional.

Disa javë para hetimit, përpara ofertës fillestare të aksioneve të Ant Financial, Jack Ma tha se rregullatorët kinezë kultivojnë një “mentalitet të marrjes së pengjeve” dhe se nëse “bankat nuk do të ndryshojnë, ne do të ndryshojmë bankat”.

Kjo kritikë nuk u prit mirë nga autoritetet kineze dhe kolegët e Mao nga ANT-a tani “po ndihmojnë autoritetet” në ristrukturimin e Antës.

Problemet me ANT-a

Në SHBA dhe Evropë, sulmi rregullator ndaj Alibaba-s është përshëndetur nga njerëz si Jim Cramer, duke e parë atë si provë se Kina komuniste është një kërcënim për ndërmarrjen e lirë. Ky reagim tradhton mungesën e vullnetit për ta marrë seriozisht shtetin kinez dhe përpjekjet për të kuptuar se çfarë po ndodh atje.

Është shumë e mundshme që dy faktorë të jenë të ndërlidhur në punë. Kina e Xi Jinping nuk lë shumë hapësirë për zëra të profilit të lartë që mund të kundërshtojnë presidentin. Në fakt, pozicioni i Xi-së do të bëhet një çështje shumë më e rëndësishme në Pekin në vitet e ardhshme, veçanërisht brenda Partisë Komuniste, ku debatet e brendshme dhe rivalitetet e të cilit në Perëndim janë relativisht pak të njohur.

Së dyti, arsyet e prerjes së krahëve të ANT-së janë zvogëlimi i fuqisë së sistemit financiar dhe ndoshta lejimi i ekonomisë kineze të jetë më e qëndrueshme. Këtu, e ardhmja e Xi-së dhe Kinës ndërthuren pasi duhet të mbajë një ekonomi të begatë për të përmbushur vizionin dhe për të mbrojtur pozicionin e tij.

LEXO: Alibaba do të punësojë 5,000 punonjës pasi pandemia po rrit kërkesën për shërbime cloud

Ëndrra kineze

Xi foli për “Ëndrrën Kineze” në mars të vitit 2013, shumë kohë para se presidenti i SHBA-së të zgjidhet, Donald Trump me ndihmën e sloganit “Make America Great Again”. Kjo ëndërr bazohet në dëshirën që Kina të rimarrë pozicionin që gëzonte në shekujt kur ekonomia e saj ishte dominuese.

Sistemi kinez, parë nga jashtë, përfshin një traktat nën të cilin njerëzit sakrifikojnë lirinë e tyre në këmbim të rendit, prosperitetit dhe prestigjit kombëtar. Shteti ka kontroll. Evropianët dhe amerikanët nuk janë mësuar me një gjë të tillë.

Sistemi kinez ka punuar shumë mirë deri më tani, megjithëse rreziku më i madh me të cilin u përball ishte një periudhë papunësie të lartë, prishje e kontratës midis qytetarëve dhe Partisë Komuniste.

Një dekadë e humbur

Si rezultat, Kina dhe Xi nuk mund të tolerojnë që ekonomia të bie në një çekuilibër siç është, për shembull, kriza në eurozonë. Në veçanti, ata nuk duan dekadën e humbur që Japonia ka pësuar.

Ky interpretim i asaj që po ndodh në Pekin përforcohet nga fakti që Kina po sillet si një ekonomi kapitaliste e drejtuar mirë. Banka e Kinës nuk është e përfshirë në lehtësimin sasior – kompanive dhe fondeve të falimentuara (por jo atyre shtetërore) mund t’u jepet falja dhe ristrukturimi i borxhit.

FORBES

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0