Zhbllokohet Rinasi, zhvillimet e një dite të pazakontë - Business Magazine Albania

Zhbllokohet Rinasi, zhvillimet e një dite të pazakontë

Zhbllokohet Rinasi

Ka zgjatur pak më shumë se 24 orë bllokimi total i aeroportit të Rinasit. Nga sot do të nisin fluturimet e esenciale në aeroportin e ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në një deklaratë për mediat nga Rinasi, tha se do të nisin fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore.

Ndërkohë, duke filluar që nga dita e nesërme situata në aeroportin e Rinasit do të kthehet në normalitet dhe do të rinisin fluturimet komerciale me udhëtarë. Po ashtu, TIA ka sqaruar se udhëtimi i pasagjerëve që udhëtojnë me ‘Fly Dubai’  do të kryhet nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobusë.

Kontrollorët e AlbControl, të cilët kanë lënë punën dje duke krijuar një situatë të rëndë në aeroportin e Rinasit, duket se janë zëvendësuar me të huaj. Kontrollorët turq kanë mbërritur që mbrëmë në Rinas, duke ardhur nga Podgorica. 65 kontrollorë të trafikut ajror kanë ndaluar punën ditën e djeshme duke kërkuar plotësimin e disa kërkesave si: rikthim i kolegëve në punë; shfuqizim i vendimeve të bordit; rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive; transparencë financiare e plotë për vitin 2020; një anëtar sindikate të jetë anëtar bordi.

Bllokimi i punës ka sjellë anulimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit si dhe bllokimin e dozave të vaksinës që priteshin të vinin. Gjithashtu është krijuar sjellë kaos, ku dhjetëra qytetarë presin që nga dita e djeshme të fluturojnë në destinacionin e planifikuar.

Pas 13 orësh marrjesh në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për shkak të revoltës së krijuar në aeroportin e Rinasit e bllokimit të fluturimeve, u ekzekutua urdhër ndalimi për “shpërdorim detyre” për kreun e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Armando Fezga, përgjegjësen e turnit, Flora Ndreca dhe kontrollorin, Muhin Mezini.

Balluku nënvizoi sakaq se në orën 15:00 do të vijë ngarkesa e vaksinave anti-COVID, të cilat sipas ministres arritën të ruheshin dhe do të shpërndahen sipas planit të procesit të vaksinimit. ‘’Do të nisin fluturimet esenciale, që përfshijnë fluturimet humanitare, emergjente, ushtarake dhe ju njoftoj se kemi arritur të ruajmë sasinë e vaksinave të konsiderueshme. Do të vijë sot rreth orës 3 pasdite dhe do të fillojë shpërndarja. Dua të informoj të gjithë qytetarët që do të jetë e pamundur në këto momente që të kemi fluturime komerciale, por është duke u punuar për zgjidhjen e këtij problemi. Nesër në orët e para të mëngjesit do të kemi situatë normale të fluturimeve’’- tha Balluku.

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar sot nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nisjen e auditimit të plotë në shoqërinë ‘Albcontrol’. Ai u bën thirrje për reflektim të gjithë aktorëve të përfshirë dhe thekson se është i gatshëm në çdo moment të thërrasë urgjent një tryezë për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të arsyeshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0