Zgjidhni një nga këto 5 probleme që ka bota sot dhe do të bëheni një miliarder - Business Magazine Albania

Zgjidhni një nga këto 5 probleme që ka bota sot dhe do të bëheni një miliarder


Nëse e keni imagjinuar ndonjëherë veten duke jetuar jetën e mrekullueshme të Mark Zuckerberg apo Bill Gates, ju tashmë mundeni, duke zgjidhur një nga këto pesë probleme që bota po përpiqet të zgjidhë.

Business Magazine në këtë artikull ju sjell 5 problemet kryesore që presin të zgjidhen.

Energjia Wireless 

Horrojini bateritë më të mira. E ardhmja e telefonave, tabletave apo teknologjive të tjera që zgjasin më shumë është energjia Wireless.

Zbuloni se si mund të ktheni transmetimin televiziv apo celular në një burim energjie.

Interneti në zonat rurale

Zonat pa internet janë ende një problem, veçanërisht ato rurale dhe në vendet në zhvillim.

Por, zgjidhja e tyre është një sfidë e vështirë, me të cilën Google dhe Facebook janë duke u përballur.

Nëse mund të gjesh një qasje më të shpejtë dhe më të lirë sesa Google, mund të bësh miliarda.

Energji diellore e lirë dhe e vazhdueshme

Sot, panelet diellore kanë bërë bujë në lagjet e pasura. Por ato janë shumë të shtrenjtë për t’u instaluar, gjë që i bën të paarritshme për klasën e mesme dhe të ulët.

Dizenjoni një qelizë diellore të lirë dhe shumë efikase dhe ju do të keni gralin e shenjtë të energjisë elektrike në duart tuaja.

Distilim i përballueshëm i ujit

Thatësira dhe mungesa e ujit janë një problem i madh. Por, pse mos e kthejmë ujin e oqeanit, në ujë të pijshëm përmes distilimit?

Deri më tani, askush nuk ka projektuar një fabrikë distilimi që është ekonomikisht e qëndrueshme. Ju mund të jeni i pari që do të zgjidhni një ndër çështjet më të rëndësishme të botës.

Përmirësimi i parashikimeve të mëdha të motit

Parashikimi i motit është i vështirë, por ngjarjet e mëdha të motit, si tërmetet, uraganët, tornadot dhe tufanët bëjnë miliarda dollarë çdo vit dëme.

Zhvilloni një model të parashikimit më të mirë të motit dhe mund t’i kurseni botës miliarda, duke përfituar disa miliarda vetë.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0