Zgjidhjet që ju duhen. Partnerët që kërkoni. Në eventin B2B gjatë Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër! - Business Magazine Albania

Zgjidhjet që ju duhen. Partnerët që kërkoni. Në eventin B2B gjatë Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër!

Zgjidhjet që ju duhen. Partnerët që kërkoni. Në eventin B2B gjatë Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër!

Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër (ECGE25) rikthehet këtë vjeshtë me një edicion më të zgjeruar dhe me theks të veçantë tek mundësitë e rrjetëzimit B2B, duke lidhur blerësit me ofruesit më të rëndësishëm të zgjidhjeve në këta sektorë.

Takime B2B në Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 

Më 30 Tetor, gjatë ditës së dytë të panairit që organizohet për të katërtin vit radhazi në Tiranë nga kompania Iceberg Exhibitions, do të zhvillohen takime të strukturuara B2B. Ky aktivitet i rëndësishëm organizohet në bashkëpunim me AIDA – Agjencinë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, si një mundësi konkrete bashkëpunimi për blerës dhe investitorë në kërkim të zgjidhjeve praktike për projekte në fushën e energjisë dhe ndërtimit.

Nga teknologjia në ndërtim te eficienca energjetike
Pjesëmarrësit në takimet B2B do të kenë mundësinë të njihen nga afër me kompani dhe marka të specializuara në:

  • Panele fotovoltaike dhe sisteme të energjisë së rinovueshme
  • Ndërtime të qëndrueshme dhe materiale ndërtimi miqësore me mjedisin etj.
  • Zgjidhje industriale, automatizim dhe robotikë
  • Menaxhim inteligjent të ndërtesave
  • HVAC dhe teknologji për eficiencë energjetike

Kush mund të marrë pjesë në takimet B2B?
Takimet janë të hapura për një gamë të gjerë profesionistësh që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e projekteve dhe investime, si:

  • Hotele dhe qendra tregtare që kërkojnë modernizim apo zgjerim
  • Studio projektimi dhe inxhinierike që kërkojnë bashkëpunëtorë të rinj
  • Fabrika, depo dhe kompani logjistike në kërkim të eficiencës teknologjike
  • Investitorë dhe konsulentë që kërkojnë partnerë të besueshëm

Lexo edhe:B2Balkan.com fuqizon takimet B2B në Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër

Hapësirë e dedikuar për partneritete të suksesshme
Takimet B2B do të zhvillohen në një zonë të posaçme brenda ambienteve të panairit, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të lidhen drejtpërdrejt me ofrues zgjidhjesh, të diskutojnë nevoja specifike dhe të krijojnë partneritete të reja për projekte të ardhshme.
I gjithë organizimi i këtij eventi do të menaxhohet përmes platformës digjitale b2balkan.com, duke mundësuar një proces të strukturuar, matjen e rezultateve dhe gjurmueshmëri të plotë të takimeve edhe pas përfundimit të panairit.

Regjistrimet janë të hapura! Kush mund të rregjistrohet?

Nëse jeni përfaqësues i një hoteli, studioje projektimi apo inxhinierike, fabrike, depoje, kompanie logjistike apo jeni investitor ose konsulent, atëherë nuk duhet të mungoni në takimet B2B që do të organizohen gjatë panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër ECGE25!
Këto takime do të zhvillohen më 30 TetorPallatin e Kongreseve, Tiranë, dhe ofrojnë mundësi reale për të gjetur partnerët dhe zgjidhjet që kërkoni për projektet tuaja.

Për t’u regjistruar si blerës klikoni dhe plotësoni formularin në këtë LINK

Për çdo informacion në lidhje me eventin B2B që do të organizohet në kuadër të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, ju lutemi na kontaktoni në:
📧 info@icebergexhibitions.com | 📞 +355 67 406 9393

ECGE25 – vëmendje 360° në zgjidhje inteligjente, miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme për të ardhmen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0