Automotive Fair: Zgjidhjet dhe Inovacionet e Startup-eve - Business Magazine Albania

Automotive Fair: Zgjidhjet dhe Inovacionet e Startup-eve

Zgjidhjet dhe Inovacionet e Startup-eve: Drejtimi drejt së Ardhmes

“Start-up Solutions & Innovations – Driving the Future” – një konferencë dinamike njëditore e përshtatur për bizneset fillestare të automobilave dhe sipërmarrësit e rinj.

Kjo konferencë i kushtohet startup-eve dhe sipërmarrësve të rinj me fokus në industrinë automotive ku paneli i të ftuarve do të zbulojë përmes diskutimeve dhe prezantimeve, nga politikat që nxisin zhvillimin e sipërmarrjeve të reja e deri te zgjidhjet teknologjike më të avancuara deri tek zbulimet më të fundit të tregut.

Një hapësirë për kreativitet dhe histori suksesi, me prezantime të kuruara nga kompani, sipërmarrës të rinj, biznese të reja, studentë nga shkolla të mesme profesionale dhe universitete që shfaqin produktet dhe shërbimet e tyre vizionare!
Bashkëlidhur  gjeni programin e detajuar të konferencës si dhe linkun e folësve:

Automotive Fair

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0