Zgjidhen fituesit e thirrjes së dytë të Challenge Fund! - Business Magazine Albania

Zgjidhen fituesit e thirrjes së dytë të Challenge Fund!

Zgjidhen fituesit e thirrjes së dytë të Challenge Fund!

Finalizohet me sukses Thirrja e Dytë për Propozime e Challenge Fund | EU4Innovation, përmes një ceremonie të veçantë ndarjeje të çmimeve!

Në këtë ceremoni u festuan  arritjet e 20 startup-eve të jashtëzakonshme, të përzgjedhura nga një numër mbresëlënës prej 149 aplikantësh. Secili prej këtyre bizneseve të reja inovative është vlerësuar me grante që variojnë nga 10,000 deri në 30,000 Euro, për të sjellë në jetë vizionet e tyre dhe për të nxitur progresin në Shqipëri!

Fituesit janë:
Ankand Albania
Bezhe
Bliss
Copza
FastPayroll
Funky Cabins
Gjelber
Goat Land
Happy Farmers
Harnex
KonsultoPT
N´fjetore te Mjedrat e Danjes
NomadArt Residency Tirana
Nullius In Verba (NIV)
Panja
RentX sh.p.k
T-Blocks
Timeless Tirana Studio
TOGO SHPK
UPFRONT ALBANIA

Lexo edhe:Hapet raundi i dytë i propozimeve për 𝐂𝐡𝐚𝐥𝐥𝐞𝐧𝐠𝐞 𝐅𝐮𝐧𝐝

Ceremonia u nderua nga pjesëmarrja e disa të ftuarve të shquar dhe folësve kryesorë, duke përfshirë:

  • Z. Niklas Ström, Ambasador i Mbretërisë së Suedisë në Shqipëri;
  • Z. Hubert Herr, Shef i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri;
  • Znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit;
  • Z. Sokol Duma, Zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ceremonia u moderua nga Z. Erik Illes, Shef i Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e Suedisë në Tiranë.

Gjatë eventit, ata përshëndetën fituesit dhe iu dorëzuan çmimet ceremoniale, duke shënuar këtë moment historik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
1
Karta ime
1