Zevendespresidentja e BB, vizite zyrtare ne Shqiperi - Business Magazine Albania

Zevendespresidentja e BB, vizite zyrtare ne Shqiperi


Tirane- Zevendespresidentja e Bankes Boterore per Europen dhe Azine Qendrore, Laura Tuck do te beje nje vizite zyrtare ne Shqiperi nga datat 28-31 maj 2014.
Qellimi i vizites se saj eshte te diskutoje me autoritetet shqiptare prioritet e zhvillimit te vendit si dhe fushat e bashkepunimit dhe asistences se Bankes Boterore ne vitet e ardhshme.
Gjate vizites se saj tre ditore, zonja Tuck do te takohet me Kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Financave, anetare te kabinetit, liderin e opozites, partnere te zhvillimit,dhe perfaqesues te sektorit financiar dhe sektorit privat. Ajo do te marre pjese edhe ne nje ceremoni te nenshkrimit te projekteve si dhe do te vizitoje disa projekte te mbeshtetura nga Banka Boterore.
Laura Tuck u emerua si Zevendespresidente per Rajonin e Europes dhe Azise Qendrore (ECA) ne 24 shtator 2013, pasi kishte sherbyer per tre muaj si Zevendespresidente ne detyre per kete rajon.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0