Zef Preçi: duhet përcaktuar minimumi jetik - Business Magazine Albania

Zef Preçi: duhet përcaktuar minimumi jetik

~7 minuta lexim


Pak ditë më parë, ekonomisti i njohur Klodian Tomorri shkruante se aktualisht në ekonominë tonë kombëtare, ”… fondi total i pagave i dhënë nga qeveria dhe bizneset për të gjithë të punësuarit në rang vendi ishte vetëm 306.5 miliardë lekë ose 19 për qind e PBB-së. E thënë ndryshe në çdo 100 lekë që prodhon ekonomia shqiptare, puna shpërndan vetëm 19 lekë.

Në SHBA, fatura totale e rrogave është sa 57 për qind e Prodhimit Kombëtar. Në vendet e pasura të OECD, punonjësit marrin përmes pagave 55 për qind të PBB-së, ndërsa në Eurozonë, pagat shpërndajnë 47.5 për qind të të ardhurave kombëtare. Pra, për ta vendosur në kontekst krahasimi, pjesa e mirëqënies që shpërndan puna në ekonominë shqiptare është tre herë më e ulët se sa ajo në vendet e tjera të zhvilluara”.

E duke menduar për mënyrën e reflektimit rreth kësaj situate – pra duke kërkuar një “entry point!” – iu riktheva edhe njëherë temës së caktimit të minimumit jetik, temë me të cilën kam patur fatin të merrem të paktën tre herë publikisht dhe zyrtarisht gjatë tridhjetë viteve të fundit.

Fakti që elita politike drejtuese e vendit nuk do të shohë në sy realitetin e trishtë të gjetjes së një vendi pune dhe kushteve në të cilat funksionon tregu i punës në vend, flet shumë. Flet për kapje të shtetit nga oligarkët, fitimet e të cilëve shtohen pambarimisht sidomos të atyre që pasurohen duke shteruar burimet buxhetore përmes kontratave koncesionare, PPP-ve, etj. Flet për mungesë të përgjegjesive sociale të qeverisë që shprehet në fshirjen e fjalës “mirëqënie” nga debati politik dhe mediatik i politikanëve më të lartë të vendit – përgjegjësi që nuk mund të mbulohet me slogane të dalë boje si “punë ka, por mungojnë profesionistët”.

Flet edhe fakti që mungesa e sindikatave dhe e trashëgimisë në këtë fushë është shfrytëzuar me mjeshtëri nga politikanë pragmatistë që në emër të zbatimit të teorive liberale kanë instaluar në vend një sistem në të cilin të gjithë barrën e krizës dhe rritjes së taksave gjatë pesë viteve të fundit ta mbartin te ata pak shqiptarë të zënë me punë e të keqpaguar, në një sistem sigurimesh shoqërore dhe shërbimesh të tjera publike shumë larg modeleve europiane. Në fakt, nëse një qeveri shqiptare do të njihte dhe do të zbatonte një minimum jetik, kjo nuk do të zgjidhte problemet e akumuluara në këtë fushë, por do të formonte një premisë shumë të rëndësishme për fillimin e zgjidhjes së problemit – njohjen e tij.

Mbi këtë bazë do të vendoseshin raporte të reja, më të balancuara midis punëdhënësve dhe punëmarrësve si dhe midis shtresave dhe grupeve të ndryshme të popullsisë, veçanërisht midis pensionistëve dhe atyre që janë në marrëdhënie pune.

Më konkretisht janë të gjitha mundësitë që mbi bazën e një vlerësimi të nevojave jetësore dhe kulturore të njeriut në moshë madhore brenda 24 orëve të caktohet paga orare dhe në referencë të saj të kushtëzoheshin jo vetëm punëdhënësit, por edhe vetë sistemi fiskal – taksa mbi punën – që në formën e tij të sotme nuk ka asnjë lidhje me kontributet dhe njëkohësisht mbetet ndëshkues ndaj punës më shumë se ndaj kapitalit. Në këtë mënyrë do të vihej nën kontroll dhe bufonada qeveritare e rritjes së pagave me pikatore si dhuratë e partisë në prag të zgjedhjeve të radhës, një atavizëm i “kohës pa kohë”, të cilën shqiptarët kujtuan se e kishin lënë pas, por…

Natyrisht, problemet e mëdha të rritjes se produktivitetit të punës nuk mund të zgjidhen me rritje fiktive të pagave të punës, ato kërkojnë reformat e munguara në sistemin arsimor të vendit dhe duhet të jenë subjekt i një diskutimi më të gjerë. Personalisht kam bindjen se vendosja e minimumit jetik do të kontribuonte në frenimin e etjes për fitime të shpejta të një numri kompanish private, sidomos të atyre që po shfrytëzojnë barbarisht si fuqinë punëtore të pakualifikuar e në mënyrë të veçantë të atyre që lënë jashtë tregut qindra të rinj të mirëkualifikuar në universitete të njohura të Perëndimit.

E që të mos ju mbesë hatri “dashnorëve të liberalizmit”, shtoj se referencë bazë e këtij komenti është Mbretëria e Bashkuar që ne rëndom e thërrasim Anglia – vendlindja e kapitalizmit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mundesitë nuk ndodhin. Ti i krijon ato.”
— Chris Grosser
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0