Zef Preçi: Disa këshilla për të menaxhuar situatën

Zef Preçi: Disa këshilla për të menaxhuar situatën


Nga Zef Preçi

PROTAGONIZËM

Shoh një sforcim të madh të z. Rama në sqarimin e masave të qeverisë për frenimin e përhapjes së COVID-19. Kuptohet që situata është kritike dhe koha e ndërmarrjes së këtyre masave (në kohë apo e vonuar) si dhe vetë përmbajtja e tyre (sa të justifikuara janë) me siguri do të jetë objekt debati dhe analizash mbasi të jetë kapërcyer kjo krizë e tmerrshme që bota dhe Shqipëria bashkë me të po kalon…
Mendoj se në dobi te mirëmenaxhimit të kësaj situate mund të jenë edhe sugjerimet në vijim:

1.Buxheti i shtetit

Rishikimi i buxhetit të shtetit për vitin 2020 me synim shtyrjen në kohë të pagesave për kontratat koncesionare të llojit PPP dhe anulimin e projekteve të tilla për të cilat nuk kanë filluar punimet, mendoj se duhet të jetë një përparësi e veprimtarisë së qeverisë.

Në një komunikim me nje intelektual të njohur gjatë ditës së sotme, me tha me të drejtë që nëse qeveria dhe Banka e Shqipërisë urdhërojnë bankat tregtare që të pezullojnë pagesat e kësteve të kredive dhe interesave nga ana e klientëve te tyre, atëherë përse qeveria dhe Kuvendi të mos pezullojnë të paktën për një vit të gjitha pagesat ndaj koncesionarëve te PPP-ve?

Kjo duke menduar se këto kontrata janë plotësisht në dorën e qeverisë, e cila ju detyrohet bizneseve nja 200 milionë euro detyrim për rimbursimin e TVSH-së…. Po kështu, mendoj se duhet rishikuar edhe vetë programi i rindërtimit mbas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, për shtyrje në kohë të veprave publike si konviktet, për të cilat në shtyp ka pasur aludime se fshihen interesa të mëdha oligarkike për marrjen e tyre në menaxhim privat të llojit PPP mbas rindërtimit të tyre.

Lexoni: Nevojitet një plan për familjet e varfra. Kriza ushqimore mund të trokasë shpejt

Në programin e rindërtimit mendoj se ju duhet dhënë përparësi ndërtesave të banimit duke shkundur me këtë rast edhe bashkitë, që po harxhojnë pa efektivitet shuma të mëdha fondesh publike për vleresime të kushtueshme e të panevojshme, pa hapur asnjë themel ndertesash a pallati banimi. Të mos harrojmë se po mbushen 6 muaj nga dita e atij tërmeti, kohë kjo e mjaftueshme që regjimi diktatorial i Hoxhës e përdori për rindërtimin e të gjitha shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i vitit 1979…

Sipas mendimit tim, edhe kërkesa për aplikime online ndaj atyre, që nuk kanë çati mbi kokë e libra për fëmijët tingëllon jorealiste dhe ndoshta edhe cinike. Kuptohet se fondet, që do të nxirren të lira në këtë mënyrë duhen adresuar për shërbimin shëndetësor. Përfitoj nga rasti të bëj një propozim konkret për shërbimin “check up”. Siç dihet ky shërbim është ndërmarrë për qëllime studimore dhe duke qenë se jemi vend i varfër, pa ndryshuar kontratën i propozoj qeverisë që duke filluar nga ky vit (2020) të ndryshojë nga kryerja e përvitshme e këtij studimi në kryerjen një herë në çdo 5 vjet. Kështu do të bëhet e mundur që edhe disa dhjetëra miliona euro të përdoren për shëndetësinë publike dhe jo për favorizime klienteliste. Shkurt, rishikimi i buxhetit të shtetit është detyrë imperative dhe shumë e rëndësishme për të frenuar rënien në kolaps të sistemit tonë shëndetësor dhe për të kursyer jetë njerëzish në perballimin e kësaj krize.

2.Masat kufizuese të qeverisë

Mendoj se nuk duhet të bëjmë eksperimente alla-shqiptare, por të imitojmë pa hezitim ate tërësi masash që ka marrë e po merr Italia fqinje.

Lexoni: Rama: Masa të ashpra ndaj farmacive dhe shoferëve që abuzojnë

3.Roli i specialistëve të mjekësisë

Mendoj se ju duhet lënë më shumë hapësirë se protagonizmi i z. Rama nuk i shërben rritjes së besimit të publikut ndaj sistemit shëndetësor dhe rritjes së bashkëpunimit të tij (publikut) në përballimin e kësaj krize. Ai dhe çdo person politik tjetër mendoj se duhet të ruajnë një kufi të arsyeshëm midis politizimit prej tyre të kësaj situate dhe nevojës emergjente. që ekspertët e shëndetësisë të thonë fjalën e tyre, sepse përballimi lidhet ngushtësisht me rolin e tyre aktiv, me sakrificat e tyre te përditshme në përballjen me riskun e infektimit, me mbështetjen e tyre, me logjistikën përkatëse.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0