“Zbuloni pse Tirana është renditur si kryeqyteti me cilësinë më të ulët të jetës në Europë!” - Business Magazine Albania

“Zbuloni pse Tirana është renditur si kryeqyteti me cilësinë më të ulët të jetës në Europë!”

Sipas indeksit të Cilësisë së Jetës përpiluar nga Numbeo, Tirana renditet e fundit (74) në Europë për kryeqytetet, duke lënë pas vetëm Novosibirskun në Rusi. Kryeqyteti shqiptar ka marrë një vlerësim total prej 98.5 pikësh (sa më i ulët, aq më keq), duke hyrë tek qytetet me cilësi të ulët të jetesës. Elementi më negativ që penalizon Tiranën është ndotja, që konsiderohet shumë e lartë.

Çmimet e larta të pronave në raport me të ardhurat janë një tjetër faktor që ul renditjen e Tiranës. Kryeqyteti është i 13-ti më i shtrenjtë nga 72 qytete europiane për raportin e çmimit ndaj të ardhurave, duke e bërë më të shtrenjtë se Munihu, Roma, Athina, Londra, Vjena dhe Berlini. Milano është qyteti më i shtrenjtë në Europë sipas këtij raporti.

Kujdesi shëndetësor është një tjetër faktor negativ për Tiranën, duke e renditur kryeqytetin të fundit në Europë. Indeksi shqyrton shpejtësinë e ekzaminimeve, pajisjet moderne dhe trajtimin e sëmundjeve.

Edhe për trafikun, Tirana renditet ndër qytetet ku shpenzohet më shumë kohë, duke u renditur e 11-ta. Ndërsa për sigurinë, Tirana është në mes, në vendin e 47-të.

Në kostot e jetesës, Tirana renditet më mirë, me indeksin e fuqisë blerëse që e vendos të dytën më të lirën pas Odesës në Ukrainë.
Lexo: Pas vajzës edhe ish-vjehrra shpërthen ndaj Elon Musk

Indeksi i Cilësisë së Jetës nga Numbeo është një vlerësim i cilësisë së përgjithshme të jetës në një qytet apo vend, duke shqyrtuar variabla si fuqia blerëse, ndotja, përballueshmëria e banesave, kostoja e jetesës, siguria, cilësia e kujdesit shëndetësor, koha e udhëtimit dhe kushtet klimatike.

Në rajon, Novi Sadi dhe Beogradi në Serbi renditen në vendet e 57 dhe 67 përkatësisht, ndërsa Shkupi në vendin e 69. Haga në Holandë kryeson listën, e ndjekur nga Luksemburgu, Eindhoveni, Roterdami, Zyrihu, Kopenhageni, Vjena, Helsinku, Gjeneva dhe Frankfurti. Destinacioni i parë jashtë BE-së është Perth në Australi, ndërsa në SHBA, Austin zë vendin e 15-të.

Haga shënon një rezultat të lartë në klimë, kujdes shëndetësor dhe siguri, duke ofruar një cilësi të lartë të jetesës me qendra historike, hapësira të gjelbra dhe plazhe me rërë, si dhe lidhje të mira transporti. Marre pjeserisht nga Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0