Zbulohet lumi 460 km i gjatë që rrjedh nën akullin e Antarktidës - Business Magazine Albania

Zbulohet lumi 460 km i gjatë që rrjedh nën akullin e Antarktidës

Një lumë që përshkruan të gjithë gjatësinë nga Franca në Gjermani është zbuluar të rrjedhë nën shtresën e akullit të  Antarktidës. Studiuesit zbuluan një lum që gjarpëron 460 kilometra dhe më pas derdhet në Derin Weddell.

“Kur zbuluam për herë të parë liqene nën akullin e Antarktikut disa dekada më parë, menduam se ata ishin të izoluar nga njëri-tjetri. Tani ne po fillojmë të kuptojmë se ka sisteme të tëra poshtë akullit, të ndërlidhura nga rrjete të mëdha lumore, ashtu siç mund të ishin nëse nuk do të kishte mijëra metra akull në majë të tyre”, tha në një deklaratë bashkëautori i studimit Martin Siegert.

Prezenca e lumit tregon se fundi i shtresës së akullit është i rrëshqitshëm, duke rritur pasigurinë se do të ndikonte në shkrirjen e akullnajave. Dhe nëse kjo do të ndodhte nivelet globale të detit do të rriteshin me 4.3 metra. Kjo shkrirje nuk do të ndodh menjëherë, por ka shumë pasiguri se si do të përgjigjet akulli ndërsa planeti ngrohet.

 “Sistemi lumor i sapo zbuluar mund të ndikojë fuqishëm në këtë proces,” tha Siegert.Derin Weddell.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0