Zbulimi i shtresave shkëmbore tregon sa mijëra vjeçare mund të jetë Toka në të vërtetë - Business Magazine Albania

Zbulimi i shtresave shkëmbore tregon sa mijëra vjeçare mund të jetë Toka në të vërtetë

Në Australinë Perëndimore shkëmbinjtë me shtresa janë ndër gjurmët më të hershme dhe të njohura në tokë, kjo sipas një studimi të ri. Mesa duket në Formacionin Dresser të Australisë Perëndimore, janë gjetur stromatolite të cilat datojnë 3.48 miliardë vite më parë. Janë ngritur pikëpyetje nëse stromatolitet janë vërtet më të vjetër se vetë mikrobet apo nëse janë bërë nga procese të tjera gjeologjike.
Panteologu i njohur në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër Keyron Hickman-Leëis tha se proceset biologjike ishin një tregues shumë i fortë ku arritën të gjenim disa mikro strukutra specifike brenda shtresave të këtyre shkëmbinjve.

Mesa duket këto gjetje mund të kenë implikime për kërkimin e jetës në Mars, tha Hickman-Leëis për Live Science. Stromatolitet në Formacionin Dresser janë shumë më të ngjeshura ne oksid hekuri. Sipërfaqja e Marsit është e oksiduar në mënyrë të ngjashme, në ngjyrë portokalli të ndryshkur, por shkëmbinjtë e tij mund të kenë struktura të ngjashme të cilat janë lënë pas nga jeta e lashtë marsiane.
Lexo: Historiku i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Hickman-Lewis dhe ekipi i tij studiuan stromatolitet e Australisë Perëndimore të zbuluara për herë të parë në vitin 2000 nga bashkautori i studimit Francës Ëestall në Qendrën Kombëtare për Kërkime Shkencore (CNRS) në Francë. Ata përdorën disa teknika te imazhit 2D dhe 3D me rezolucion të lartë në mënyrë që të arrinin të shinin shtresat e stromatolitëve. Kërkuesit vunë re disa shtresa të pabarabarta duke përfshirë forma të vogla kube të cilat janë tregues të fotosintezës, pasi mikrobet me aksesin më të madh në diell do të arrijnë të rriten më fuqishëm se ato të cilat janë më pak të larta në strukturë.

Dëshmitë se stromatolitët e Formacionit Dresser janë shenja të jetës së lashtë nuk i bëjnë ata të jenë tregues të sigurt për jetën më të vjetër në planet. Për momentin kjo gjë i takon ende stromatolitëve të gjetur ne shkëmbin 3.7 miliardë vjeçar ne Grenlandë apo edhe mikro fosileve nga Kanadaja të cilët mendohet të jenë deri në 4.29 miliardë vjet. Por mesa duket teknikat e përdorura për të studiuar stromatolitet e Australisë Perëndimore mund të jenë të dobishme për kërkimin e jetës në Mars, tha studiuesi Hickamn-Lewis. livescience

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0