Youtube lançon videot live në aplikacionin mobile - Business Magazine Albania

Youtube lançon videot live në aplikacionin mobile


Plaforma popullore e videove YouTube doli haptazi si konkurrent i Facebook Live dhe Twitter Periscope ditën e sotme kur tha se të gjithë përdoruesit me 10 mijë nënshkrues mund të transmetojnë live nga aplikacioni mobile.

Në një postim në faqen zyrtare të Youtube, Google është shprehur se transmetimi live do të jetë i disponueshëm për çdo krijues me më shumë se 10 mijë ndjekës. Një buton i ri me titullin “Capture” do të fillojë transmetimin live.

Gjigandi i motorit të kërkimit siguroi se transmetimet live janë të mbrojtura dhe mund të akesohen përmes playlist-ave.

Për më tepër “Super Chat” do të garantojnë më shumë para për krijuesit. Google e përshkruan me këto fjalë:

“Super Chat është njëlloj si të paguani për një karrige në rreshtin e parë: çdo ndjekës mund të diferencohet nga turma duke paguar komentet e të cilit do të theksohen me ngjyra dhe do të qëndrojnë në krye për 5 orë.”

“Super Chats” janë të disponueshme për krijuesit në 20 shtete. Google premtoi se të gjithë “Youtuberat” do të kenë mundësi të transmetojnë live së shpejti.

Burimi: insajderi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0