YouTube lançon Shorts, rivalin e TikTok për video të shkurtra

YouTube lançon Shorts, rivalin e TikTok për video të shkurtra

YouTube

Ndërsa fati i TikTok në SH.B.A mbetet i errët, YouTube lançoi opsionin e ri të videove të shkurtra, të quajtur YouTube Shorts.

Shorts do t’u lejojë përdoruesve të ngarkojnë video 15 sekondëshe të realizuara nga celulari. Përdoruesit mund të bashkojnë disa video klipe së bashku, t’i regjistrojnë me muzikë në sfond apo të ndryshojnë edhe shpejtësinë e tyre të luajtjes.

Këto janë mënyra të zakonshme për regjistrimin e videove në TikTok dhe janë të njëjtat karakteristika që Instagram po përdor për rivalin e TikTok, të njohur si Reels.

YouTube thotë se Shorts do të lançohet fillimisht në Indi, ku tregu është i madh dhe TikTok është tashmë i ndaluar. YouTube synon që me kalimin e kohës ta zgjerojë tregun, ku do të jetë i disponueshëm opsioni Shorts. Megjithatë nuk ka publikuar ende një afat kohor për zgjerimin e mëtejshëm.

Lexoni: Reels, krijimi i fundit i Instagram që sfidon TikTok

Këto video do të shfaqen në faqen kryesore të YouTube në një rresht të dedikuar për Shorts.Përdoruesit do të kenë mundësi të shikojnë videot vertikalisht, ashtu si në TikTok.

Lajmi për lançimin e YouTube Shorts vjen ndërkohë që afati i TikTok për shitjen e operacioneve në SHBA po mbaron. Microsoft ka njoftuar se nuk do të jetë blerësi dhe raportet pretendojnë se Oracle po fiton ofertën, por marrëveshja e saj nuk është strukturuar si një shitje e plotë.

Largimi i mundshëm i TikTok ka nxitur shumë platforma sociale rivale, që kërkonin të magjepsnin përdoruesit e TikTok me aplikacionin e tyre. Instagram, Snapchat dhe tani YouTube janë ndër ata që kërkojnë të fitojnë avantazh duke përdorur paqëndrueshmërinë e TikTok, për të hedhur në treg produktet e tyre me video të shkurtra.

TechCrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0