Youth Citizen Entrepreneurship Competition hap aplikimet për moshat 15-35 vjeç - Business Magazine Albania

Youth Citizen Entrepreneurship Competition hap aplikimet për moshat 15-35 vjeç


APLIKONI në konkursin ndërkombëtar mbi sipërmarrjen Youth Citizen Entrepreneurship Competition deri më datë 30 Qershor 2016!

Ky është konkursi më i madh i sipërmarrjes në botë për të rinj të moshës 15-35 vjeç. Kushdo që ka një ide biznesi mund të bëhet pjesë e konkursit. Konkursi zhvillohet në një platformë multifunksionale online të quajtur Entrepreneurship Campus (Kampusi i Sipërmarrjes) i cili ofron kurse online falas për të gjithë anëtarët dhe ka një forum aktiv ku sipërmarrës të rinj ndajnë ide, diskutojnë dhe kontaktojnë njëri-tjetrin.

APLIKO ME IDE:

Mjafton të keni një ide biznesi dhe ju mund të bëheni pjesë e konkursit duke aplikuar në faqen e konkursit: https://www.entrepreneurship-campus.org.

Për të marrë pjesë në konkurs, ju duhet të jeni të moshës 15-35 vjeç dhe ideja juaj duhet të përmbushë të paktën një nga 17 Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm, parashtruar nga UNDP. http://www.undp.org/content/undp/en/home/sdgoverview/post-2015-development-agenda.html

Që të merrni pjesë në konkurs, duhet si fillim të regjistroheni në faqen e konkursit (Entrepreneurship Campus) dhe të krijoni profilin tuaj personal. Pas këtij hapi, do t’ju vijë një email konfirmues dhe profili juaj do të aktivizohet. Më pas, ju mund të filloni aplikimin duke përshkruar shkurtimisht idenë tuaj të biznesit.

APLIKO ME PROJEKT:
Ju mund të bëheni pjesë e konkursit duke paraqitur projektin tuaj që mund të jetë një startup apo një OJF. Përshkruani projektin tuaj dhe bëhuni pjesë e projektit.

ÇMIME:

3 People’s Choice Awards

Konkursi Youth Citizen Entrepreneurship Competition do të shpërndajë 3 çmime People’s Choice Awards për 3 idetë / projektet që do të marrin shumicën e votave nga pjesëtarët e konkursit dhe platformës online Entrepreneurship Campus.

Grand Prize, Samiti i Berlinit

Çmimi i madh do t’i akordohet idesë fituese të konkursit që do të përzgjidhet nga një juri profesioniste e cila do të shqyrtojë hollësisht 3 idetë fituese të People’s Choice Awards. Çmimi do të prezantohet në Samitin e Sipërmarrjes në Berlin, në Tetor 2016.

 

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0