“Young Innovators” çmime për studentët më inovatorë - Business Magazine Albania

“Young Innovators” çmime për studentët më inovatorë

inovatorë

Tirana është kthyer tashmë në qytetin më inovator të vendit! Mes dhjetëra mundësive që Tirana ofron, duke nisur që prej hapësirave co-working apo programeve për të rinjtë, qindra të rinj dhe të reja po zhvillojnë çdo ditë idetë e tyre.

Gjatë datës 18 Maj 2022, ora 10:00 – 14:30, Departamenti i Manaxhimit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në kuadër të përmbylljes së lëndës së Inovacionit organizoi pranë godinës Liria, kompeticionin “Young Innovators”.

Të pranishëm në këtë kompeticion ishin rreth 250 studentë të vitit të tretë në Degët e Administrim Biznesit dhe Informatikës Ekonomike; Dekani i Fakultetit të Ekonomisë; Pedagogë të Departamentit të Manaxhimit dhe të Departamentit të Financës; Përfaqësues nga bizneset; Përfaqësues nga Bashkia e Tiranës dhe institucione të tjera.

Gjatë aktivitetit mbajtën fjalë përshëndetëse:

  • Z. Dhori KULE, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës;
  • Znj. Etleva LESKAJ, Përgjegjëse e Departamentit të Manaxhimit, Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës;
  • Z. Valer PINDERI, Sipërmarrës, themeluesi i dyqanit më të madh online në Shqipëri Aladini;
  • Z. Valentin CELA, Ish Student i Administrim Biznesit, Fitues i kompeticionit të Inovacionit 5 vite më parë dhe aktualisht anëtar i “VIAL”.

Nën moderimin e dy pedagogëve të lëndës së Inovacionit, Msc. Ada BICI dhe Msc. Megi CALI, të 14 grupet finaliste prezantuan punën e tyre para një paneli vlerësues profesionistësh të përbërë nga:

  • Znj. Ardita SEKNAJ, Sekretar i Përgjithshëm në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë, Shqipëri;
  • Znj. Etleva LESKAJ, Përgjegjëse e Departamentit të Menaxhimit, Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës;
  • Z. Ermir PUKA, Drejtor i Përgjithshëm i Teknologjisë së Informacionit, Inovacionit dhe të Dhënave, Bashkia Tiranë;
  • Znj. Nertila BUSHO, Lektore e Lëndës së Inovacionit në Departamentin e Manaxhimit, Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës;
  • Z. Patrik FETAHAJ, Këshilltar për promovimin e start-up në Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH (BE për Inovacionin) në Shqipëri.
  • Z. Valer PINDERI, Sipërmarrës, themeluesi i dyqanit më të madh online në Shqipëri Aladini;
  • Z. Valentin CELA, Ish Student i Administrim Biznesit, Fitues i kompeticionit të Inovacionit 5 vite më parë dhe aktualisht anëtar i “VIAL”.

Në përfundim të kompeticionit u shpërndanë certifikatat e pjesëmarrjes për të gjithë studentët e grupeve finaliste si edhe u shpallën idetë fituese si më poshtë:

  • Çmimi i parë shkoi për idenë: “Student Life” të realizuar nga studentja Amarilda Koka.
  • Çmimi i dytë iu dha idesë: “Water Tap Lamp” të realizuar nga studentët Eniard Daja, Sara Gëzhilli, Aldo Elmazi, Irisi Xhengo.
  • Çmimi i tretë iu dha idesë: “Smart Light” të realizuar nga studentët Artjola Zalla, Eleni Kullira, Lorena Rama, Enada Bengaj.
  • Çmimi i katërt iu dha idesë: “Ferma Juaj” të realizuar nga studentët Alondra Lleshaj, Tea Vocaj, Sanduela Domi, Orkida Gjonca.
  • Çmimi special iu dha idesë: “Hope for a better future” të realizuar nga studentët Emrulla Ramilli, Flavio Kaja, Levisa Pjetri, Shpresim Tahiraj.

digitaltirana

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0