Xenia Tchoumi, folësja më fantastike në konferencën Spark.me

Xenia Tchoumi, folësja më fantastike në konferencën Spark.me


Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 26-27 Maj, 2017, në Hotel Mediteran, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi. Këtë vit, Spark.me ka përgatitur diçka të re – një ditë shtesë për workshop-et e marketingut dhe startup-et më 25 Maj, të cilat janë plotësisht falas për ata që kanë biletën e konferencës. Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi – .ME.

Xenia Tchoumi është influencuese, sipërmarrëse dhe folëse në publik, e cila jeton në Londër.

E diplomuar për ekonomi dhe me njohuri shumë të mira rreth sipërmarrjes, influencuesja zvicerane-italiane, me origjinë ruse, flet gjashtë gjuhë (italisht, rusisht, anglisht, gjermanisht, frengjisht dhe spanjisht). Ajo refuzoi një ofertë për të punuar me orar të plotë në JP Morgan, për të vazhduar sipërmarrjen e saj në revistën online, Chicoverdose.

Ky website prodhon përmbajtje unike dhe në modë, që lexohet nga qindra mijëra lexues në nivel global. Xenia ka punuar ose është ambasadore dixhitale e markave si Ferragamos, IWC, Bulgari, American Express, Rolls Royce, Tod’s, Hogan, Tom Ford dhe Dior, si dhe markat lifestyle si Vodafone, Sky dhe Huawei.

Ajo bën rregullisht photoshooting për marka si L’Officiel, Vanity Fair ose Elle. Kohët e fundit ajo ka realizuar tri biseda motivuese TEDx si dhe foli në Kombet e Bashkuara.

Xenia ka 6 milionë ndjekës në Facebook dhe 1.3 milionë në Instagram. Ajo është një kontribuese freelance e revistës si dhe mbështet fort fuqizimin e femrave.

Spark.me sjell histori nga zgjidhjet teknologjike më inovative, modele të reja të biznesit, strategji angazhimi të markave, iniciativa për ndryshimin e botës dhe bashkon së bashku biznesin, teknologjinë, udhëheqësit e inovacionit, marketerët, startup-et dhe geeks.

Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook, në Twitter dhe në Instagram.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0